Bota

“Kemi shpëtuar jetët e 124,000 njerëzve”, ambasadorja Yuri Kim falenderon Shqipërinë për ndihmën e dhënë me afganë

6 Shtator 2021, 15:57 Nga DOSJA
“Kemi shpëtuar jetët e 124,000 njerëzve”, ambasadorja

ShBA – Ambasadorja Yuri Kim ka adresuar përmes një postimi në Twitter  ndihmën dhe punën e palodhshme që ShBA ka bërë për evakuimin e qytetarëve amerikanë dhe atyre afganë që u rrezikohej jeta në Afganistan.

Ambasadorja gjithashtu eshte shprehur se falë vendeve mike si Shqipëria është bërë i mundur evakuimi dhe zhvendosja e 124,000 njerëzve në vend të sigurt, përfshirë  ketu dhe 6,000 qytetarë amerikanë.

SHBA mobilizoi një përpjekje të madhe, globale përmes kanaleve diplomatike për të evakuuar qytetarët amerikanë, personelin nga vendet partnere dhe afganët në rrezik. Me ndihmën e miqve si Shqipëria, ne kemi zhvendosur 124,000 njerëz në vend të sigurt, përfshirë 6,000 qytetarë amerikanë”, shkruan ambasadorja.

?? mobilized an unprecedented, global effort thru our diplomatic channels to evacuate US citizens, personnel from partner nations & at-risk Afghans. With the help of friends like ??, we have relocated >124,000 people to safety, including 6,000 US citizens. https://t.co/zaHlUSODyV

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 6, 2021


Deri më tani Shqipëria ka pritur 644 emigrantë afganë. Ata kanë ardhur të ndarë në disa grupe dhe janë strehuar në vende të ndryshme. Disa janë në Durrës, në një resort, disa të tjerë janë strehuar në një tjetër resort turistik në Shëngjin, ndërsa të tjerët në Qytetin Studenti në Tiranë. Ambientet ku janë akomoduar ruhen nga forcat e policisë.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota evakuohen 124 mije njerez yuri kim falenderon shqiperine evakuohen 124 mije njerez yuri kim falenderon shqiperine

Sondazh

Poll