Bota

28 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, bie numri i rasteve të reja

6 Shtator 2021, 13:04 Nga DOSJA
28 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, bie

KOSOVË– 28 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus në Kosovë. Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga 6 mijë e 310 testime, 489 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Sot janë shëruar 859 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124 mijë e 711. Në total numri i rasteve aktive është 25 mijë e 290.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

06 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Nga 6.310 testime, 489 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 859 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124.711. Në total numri i rasteve aktive është 25.290.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll