Bota

I akuzuar më parë se shiste dhuratat mbretërore, dorëhiqet ndihmësi i Princit Charles pasi ndihmoi biznesmenin të merrte t

6 Shtator 2021, 13:40 Nga DOSJA
I akuzuar më parë se shiste dhuratat mbretërore, dorëhiqet

MBRETËRI E BASHKUAR – Michael Fawcett është akuzuar se ka ndihmuar një biznesmen të pasur saudit të merrte një titull honorifik të pamerituar.  Mahfouz Marei Mubarak bin Mahfouz mori një titull CBE në 2016.

Princi nuk ka qënë në dijeni të ndonjë lidhjeje mes donacioneve dhe titujve, tha një burim për BBC.

Akuzat për shkeljen e Fwcett u publikuan në “The Sunday Times and “Mail on Sunday. Mediat u shprehën se Mahfouz, i cili mohoi ndonjë gabim të bërë nga ana  tij, kishte dhuruar shuma të mëdha parash në projektet më të dashura për Princin Charles.

Fawcett akuzohet se ka bashkëpunuar më Mr Mahfouz dhe ka suportuar dhënien e titullit honorifik për biznesmenin. Kjo nuk është akuza e parë për Fawcett, pasi në 2003 ai ka qënë nën hetim pasi akuzohej se shiste dhuratat mbretërore, akuzë nga e cila doli i pafajshëm.

“The Prince’s Foundation” tha se Fawcett ishte ofruar të dorëhiqej nga roli i tij si shef ekzekutiv derisa investigimi të përfundojë.  

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota dorehiqet ndihmesi i princit charles i dha biznesmenit titull honorifik dorehiqet ndihmesi i princit charles i dha biznesmenit titull honorifik

Sondazh

Poll