Bota

Kinematografia botërore në zi, ndahet nga jeta “Zhos Profesionisti”, karriera e aktorit që preku famën ndërkombëtare m

6 Shtator 2021, 15:03 Nga DOSJA
Kinematografia botërore në zi, ndahet nga jeta “Zhos

FRANCË– Aktori i njohur francez Jean-Paul Belmondo  është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. Belmondo, i lindur në Neuilly-sur-Seine, në Francë në vitin 1933, është gjerësisht i njohur për popullin shqiptar si Zhos Profesionisti.

Ai preku famën ndërkombëtare me “Breathless”, filmin revolucionar të Jean-Luc Godard. Belmondo, i njohur me pseudonimin Bébel nga publiku francez ishte një nga yjet më të paguar në vitet 60 dhe 70, dhe tiparet e tij ishin në kontrast me rivalin dhe njëkohësisht bashkëpunëtorin e tij Alain Delon, gjithashtu shumë i njohur në Francë.

Belmondo ishte një nga figurat kryesore të gjeneratës së filmave europian të asaj kohe me serinë e filmave të Godard si  “A Woman Is a Woman” dhe “Pierrot le Fou” dhe u kthye në ikonë më aktrimin e tij.

Në 2001 ai u dërgua në spital nga një atak kardiak dhe nuk luajti më në filma deri në 2009 në filmin “A Man and His Dog” ku dukeshin qartë pasojat që ataku i kishte lënë. Tre javë më parë ai u fotografua duke buzëqeshur në ditëlindjen e tij të 88 I rrethuar nga fëmijët dhe nipërit e mbesat.

 

 

A post shared by Paul Belmondo Officiel (@paulbelmondo)

Belmondo ka qënë i martuar dy herë. Martesa e parë ishte me bashkë-aktoren Élodie Constantin (1952- 1968), dhe herën e dytë më kërcimaren Natty Tardivel (2002-2008).

Lajmin për vdjekjen e aktorit e ka bërë të njohur avokati i tij.

#UPDATE French actor Jean-Paul #Belmondo, one of the biggest stars of the country’s postwar cinema, has died aged 88, his lawyer told AFP on Monday https://t.co/YFKw9I8X4U pic.twitter.com/zPrjBmOonX

— AFP News Agency (@AFP) September 6, 2021

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ndahet nga jeta jean-paul belmondo ndahet nga jeta jean-paul belmondo

Sondazh

Poll