Bastet vazhdojnë, por në telefon/ U mbyllën qepenat por jo aktiviteti i lojërave të fatit, rrëfimi i një “të varuri”
5 Shtator 2021, 19:16Nga DOSJA
Ligjet per lojërat e fatit mbyllën qepenat e pikave të basteve por nuk e kanë ndalur aktivitetin. Kumari dhe lojërat e tjera të fatit kanë lulëzuar online dhe njerëzit e varur prej tyre e kanë më afër e kurrë, në telefon.
Gazetaren Rudina Muça ka marrë dëshminë e një përdoruesi të tyre.
DENONCUESI: Unë jam një djalë që jetoj në Tiranë. Sa kohë kam që luaj bixhoz? Besoj 15 vite, si fillim luaja në kazino me shumë të vogla, pastaj loto e më pas të gjitha llojet e bixhozit ose të lojërave të fatit.
GAZETARJA: Ke qenë 15 vjec kur ke nis të luash, paratë ku i gjeje?
DENONCUESI: Familjarisht kemi qenë shumë mirë nga gjendja ekonomike, nuk e kam pas problem të siguroja para.
GAZETARJA: Cila ka qenë shumë më e madhe që ke humbur?
DENONCUESI: Brenda një ditë 5 mln lekë të vjetra. është adrenalinë shumë e madhe, shumë emocionuese. Hera-herës te tërheq aq shumë sa ke dëshirë mos të dalësh fare nga loja. Do të rrish e të luash, të luash.
GAZETARJA: Je i vetëdijshëm që aty humb para nuk fiton?
DENONCUESI: Cdo njeri është i vetëdijshëm që humb, por ta thashë ne nuk luajmë për të fituar, por për adrenalinë.
GAZETARJA: Tani kazinotë dhe lojërat e fatit janë mbyllur.
DENONCUESI: Janë mbyllur vetëm qepenat, por aktiviteti vazhdon.
GAZETARJA: Si?
DENONCUESI: Si?! Faktikisht është më mirë tani pasi luan rehat nga telefoni.
GAZETARJA: Luan çdo ditë?
DENONCUESI: Po çdo ditë. efekt Ky është website dhe kemi të gjitha sportet këtu. Ndeshjet e futbollit live, të qenve dhe kazinotë. Çdo lojë fati që një kazino kishte në 2000 metra katrorë këtu në telefon e ke të përmbledhur në 20 cm.
GAZETARJA: Tani mund të luash?
DENONCUESI: Po, por momentalisht jam pa kredit pasi i lash të gjitha lekët dje.
GAZETARJA: Ndonjë ditë a do të heqësh dorë?
DENONCUESI: E mendoj shumë herë, por e kam të pamundur. Reflektoj kur jam vetëm, por shumë e vështirë.
Marrë nga Top Channel
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SARANBË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e sotmë. Mesohet se një 20-vjeçar është plagosur me thikë jashtë ambienteve të punës, ng...
SHËNGJIN- Ish-drejtori i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi është takuar me një mik nga Afganistani pas 13 vitesh. Me anë të një postimi në Facebook, Lazimi ...
Nje 19 vjecare nga kryeqyteti është vendosur nen hetim nga prokuroria e Tiranes per kanosje dhe falsifikim te te dhënave kompjuterike, pasi duke përdorur Instag...
SHQIPËRI– Vendi ynë do të pushtohet nga mot i keq gjatë orëve në vijim. Në një pjesë të territorit të Shqipërisë pritet që të ketë përkeqësim të kushteve a...
TIRANË– Sërish viktima nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar j...