Aktualitet

EMRI/ Plagoset me thikë 20-vjeçari në Sarandë, tenton i vetëm të shkoj në spital me makinën e punës, por nuk bën dot

5 Shtator 2021, 19:05 Nga DOSJA
EMRI/ Plagoset me thikë 20-vjeçari në Sarandë, tenton i

SARANBË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e sotmë. Mesohet se një 20-vjeçar është plagosur me thikë jashtë ambienteve të punës, nga disa persona të pa identifikuar. Emri i 20-vjeçarit që ka mbetur i plagosur është Aurel Shino, i cili punonte në parkimin e një kompleksi turistik.

Sipas burimeve pasi ka marrë plagë në trup me thikë, 20-vjeçari u nis i vetëm për në spital duke marrë makinën e punës, por vetëm 1 kilometër rrugë arriti që të përshkrojë. Fatmirësisht në atë kohë një makinë e rastit kaloi dhe e transportoi për në spital. Ndërkohë që policia ka shoqëruar një 23-vjeçar në rajon si autor i dyshuar i ngjarjes. Personi me iniciale O.L dyshohet se ka qëlluar me thikë Shinon pas një sherri me motive të dobëta.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Plagosi me mjet të mprehtë një 20-vjeçar, shoqërohet autori i dyshuar i ngjarjes. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit rreth orës 19:30, se në rrugën Butrinti, Sarandë, ishte goditur me mjet të mprehtë shtetasi Aurel SHino, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme procedurale të shtetasit O. L, 23 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë A. SH., 20 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes .

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aurel shino plagoset 20-vjeçari ne sarande aurel shino plagoset 20-vjeçari ne sarande

Sondazh

Poll