Art&Argëtim

Për të priftërinjtë serbë kënduan “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”/ Kush ishte Amfilohije, mitropoliti që kërko

5 Shtator 2021, 18:59 Nga DOSJA
Për të priftërinjtë serbë kënduan “Kur

CETINJE– Brenda Kishës Ortodokse Serbe në Cetinje të Malit të Zi u këndua këngë për Kosovën. Ish-mitropoliti Amfilohije Radoviç, për të cilin priftërinjtë serbë sot në Cetinje të Malit të Zi kënduan për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, ishte idoli i nacionalistëve e kriminelëve serbë.

Siç dëgjohet në një video të “Vecernji novostit” serb, priftërinjtë në manastirin e Certinjes kënduan këngën “Ječam žela”, tekstet e së cilës përmbajnë pjesë ku thuhet: Kur ushtria të kthehet në Kosovë.

Amfilohije, i cili ndërroi jetë pak kohë më parë, mbahet mend gjithashtu për mikpritjen që ia kishte bërë kriminelit të luftës Zeljko Raznatoviç – i njohur më gjerësisht si Arkani. Në fillim të viteve 1990, Amfilohije u përball me protesta në Cetinje, qendra e kishës së tij dhe kryeqyteti i vjetër i Malit te Zi. Ndaj dhe kërkoi që Arkani dhe “Tigrat” e tij ta mbronin nga malazezët.

Ndikimi i Amfilohije në Malin e Zi ishte aq i madh sa besohet se ai mblodhi koalicionin pro-serb për Ardhmërinë e Malit të Zi dhe në krye të tij caktoi Zdravko Krivokapiç, i cili sot është kryeministër malazez.

Marrë nga index.hr

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

dikur dikur amfilohije radoviç arkan protesta ne mal te zi amfilohije radoviç arkan protesta ne mal te zi

Sondazh

Poll