Art&Argëtim

Rikthimi i grupit Abba, dy këngët e para të publikuara thyejnë rekorde 11 vende të botës 

5 Shtator 2021, 15:58 Nga DOSJA
Rikthimi i grupit Abba, dy këngët e para të publikuara

ANGLI- Dy këngë të publikuara nga albumi i parë i grupit Abba, pas 40 vitesh janë ngjitur në tabelat e këngëve më të dëgjuara. The Guardian shkruan se rikthimi që kanë lajmëruar Abba-t ka krijuar shumë emocione te fansat e tyre. Dy këngët e para nga albumi i ardhshëm i Abba, i cili do të dalë në treg më 5 nëntor, ishin në vendin e parë dhe të tretë në renditjen në trend e YouTube.

Këngët ‘Don’t shut me down’ dhe ‘I still have faith in you’ brenda 3 ditëve që nga lançimi i tyre në platformën Youtube kanë arritur gjithsej 15 milion shikime. Në një konfirmim të mëtejshëm të thirrjes ndër-brezore të grupit skandinav, Abba tashmë ka grumbulluar 991,000 ndjekës dhe 5.5 milion pëlqime në TikTok pavarësisht se iu bashkua platformës më 1 shtator.

Këngët e reja të grupit muzikor do të luhen edhe në koncertin virtual të tyre, i cili do të mbahet vitin tjetër në një arenë të përgatitur posaçërisht për ta në Londër. ABBA u bënë një ndër grupet më të suksesshme të popit në historinë e muzikës pasi fituan Eurovision Song Contest në vitin 1974.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz abba rikthehet abba abba rikthehet abba

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 4 Shtator 2021, 07:57

SHBA- Thashethemet për ish-çiftin Kardashian-West nuk ndalen. Fansat besojnë se Kanye ka tradhtuar Kim para se të divorcoheshin. Ata duan të dinë se kush...