Art&Argëtim

‘Fundi i leximit të verës’, Angelina Jolie poston foto të rrallë të vajzave të saj në Instagram

4 Shtator 2021, 11:22 Nga DOSJA
‘Fundi i leximit të verës’, Angelina Jolie poston foto

SHBA– Aktorja e Hollivudit, Angelina Jolie tashmë prej disa ditësh është bërë pjesë e rrjeteve sociale, ku së fundmi ka postuar foton e dy vajzave të saj teksa lexonin nga një libër.

Fundi i leximit të verës. Këto janë disa nga të preferuarat në shtëpinë tonë. Do të doja të njihja tuajin“, shkroi Jolie në përshkrimin e fotove.

Fotografia e parë tregon 16-vjeçaren Zahara Jolie-Pitt duke lexuar romanin e Tony Morrison, “Syri më i kaltër”, ndërsa fotografia e dytë tregon 15-vjeçaren Shiloh gjithashtu duke lexuar librin “Zonja e errët e Akale”.

Përveç Zahara dhe Shiloh, Angelina Jolie dhe ish-burri i saj Brad Pitt janë prindër të 20-vjeçarit Maddox, 17-vjeçarit Pax dhe binjakëve 13-vjeçarë Vivienne dhe Knox.

Joeli hyri në histori si përdoruesja që arriti më shpejt 1 milion ndjekës, ajo çuditi fansat nëc momentin që krijoi profilin pasi njihet si një person që nuk i preferon rrjetet sociale.

 

 

A post shared by Angelina Jolie (@angelinajolie)

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz angelina jolie angelina jolie

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 4 Shtator 2021, 07:57

SHBA- Thashethemet për ish-çiftin Kardashian-West nuk ndalen. Fansat besojnë se Kanye ka tradhtuar Kim para se të divorcoheshin. Ata duan të dinë se kush...