Art&Argëtim

E diagnostifikuar me kancer në gji, humb jetën këngëtarja amerikane, nëna e saj: U largua në mënyrë paqësore    

5 Shtator 2021, 18:32 Nga DOSJA
E diagnostifikuar me kancer në gji, humb jetën këngëtarja

SHBA- Ylli i Popit, Sarah Harding ka humbur jetën ditën e sotme në moshën 39 vjeçare vetëm 12 muaj pasi u diagnostikua me kancer të gjirit. The Sun shkruan se ylli i grupit ‘Girls Aloud’ u diagnostikua me kancer të avancuar të gjirit gushtin e kaluar dhe iu nënshtrua një kimioterapie.

Por nëna e këngëtares Marie konfirmoi sot lajmin tronditës të vdekjes së vajzës së saj, duke thënë se ylli i saj i ndritshëm ishte shuar, pasi luftoi me guxim me sëmundjen për 12 muaj.

“Me zemër të thellë sot po ndaj lajmin se vajza ime e bukur Sara ka ndërruar jetë për fat të keq. Shumë prej jush do të dinë për betejën e Sarës me kancerin dhe se ajo luftoi aq fort që nga diagnoza deri në ditën e saj të fundit. Ajo u largua në mënyrë paqësore këtë mëngjes. Dua të falënderoj të gjithë për mbështetjen e tyre gjatë vitit të kaluar,” shkroi nëna e saj.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz girls aloud sarah harding girls aloud sarah harding

Sondazh

Poll