Bota

Vjehrra tenton të helmojë nusen në ditën e saj të dasmës

4 Shtator 2021, 11:06 Nga DOSJA
Vjehrra tenton të helmojë nusen në ditën e saj të

BRITANI E MADHE- Callie, një organizatore dasmash, ndau me ndjekësit e saj në TikTok historinë e një dasme që po organizonte, e cila për pak u kthye në tragjedi dhe videoja u bë menjëherë virale.

Në ditën e dasmës së saj, vjehrra tentoi të helmonte nusen.

Callie tregoi se teksa merrej me cështjet e zakonshme të organizimit të dasmës, asaj i mbërriti një porosi e paregjistruar nga një pastiçeri. Mamaja e dhëndrit i shpjegoi se porosinë e kishte bërë ajo në mënyrë që të kishte mjaftueshëm ëmbëlsira për të ftuarit.

♬ original sound – Callie


Çdo gjë dukej normale deri në momentin që vjehrra tentoi t’i jepte nuses të hante me zor një nga ëmbëlsirat. Ishte dhëndri ai që vuri re se ëmbëlsirat përmbanin arrë kokosi, ndaj të cilës nusja ishte alergjike.

Ai i ja vuri të ëmës në dukje këtë fakt dhe filloi t’i bëriste, ndërkohë që nusja kishte mbetur e tmerruar.

Teska i biri i thoshte se e dashura e tij mund të kishte kaluar shok anafilaktik, e ëma iu përgjigj me justifikimin se aksidentet ndodhin çdo vit.

Dhëndri tregoi më pas se mamaja e tij nuk kishte qenë kurrë pro marrdhënies së tyre.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota vjehrra tenton helmimin e nuses vjehrra tenton helmimin e nuses

Sondazh

Poll