Aktualitet

Aksident në Elbasan, dy makina përplasen ‘kokë më kokë’, plagoset një person

4 Shtator 2021, 13:18 Nga DOSJA
Aksident në Elbasan, dy makina përplasen ‘kokë më

ELBASAN– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan-Rrethrrotullimi i Bradasheshit, pranë fshatit Katund i Ri.

Dy automjete janë përplasur ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën dhe për pasojë një prej drejtuesve është plagosur. Qarkullimi është bllokuar përkohësisht në këtë aks rrugor, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital.

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Paraprakisht raportohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonin mjetet.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan aksident ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Shtator 2021, 10:37

SHKODËR– Ish-kreu i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, aktualisht anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Nikolin Huba ka dhënë dëshminë e parë pas plago...