Aktualitet

ARTI SHQIPTAR NË ZI! Shuhet në Itali “Mjeshtri i Madh” i humorit shkodran Paulin Preka

4 Shtator 2021, 11:59 Nga DOSJA

SHKODËR– Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare, mjeshtri i madh i humorit shkodran, Paulin Preka. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është konfirmuar pasditen e sotme në Itali, ku edhe jetonte prej disa vitesh me familjen. 

Aktori i njohur, emrin e tij të vërtetë e ka Palok Prek Gjergji, por Paulin Preka nisi që të thirrej nga shoqëria, duke u bërë kështu identiteti i tij i parë, me të cilin u njoh nga të gjithë shqiptarët. 

 

 

 

 

 

 

Aktori i njohur i humorit shënon me dhjetra role në estradën e Shkodrës, por rolin më të spikatur ka atë të brigadierit në filmin “Çifti i lumtur”, ku luan krah Bep Shirokës dhe Tinka Kurtit. Preka është nderuar me titullin “Artist i merituar”. Për rreth 9 vjet që punoi si aktor drame, Paulin Preka interpretoi në disa role kryesore, ndër të cilët mund të veçojmë dramatizimin e romanit “Këneta.

Pas viteve 1990 janë një sërë premierash të shkruara si librete të vëna në skenë, ku spikasin materialet e “Ndihmave humane”, “Liçensa”,, “Dasme e Refikut” e mandej në këto vite materiale që kanë mbetur në kujtesen e spektatorëve si “Krapi”, “Kena harru baben”, “Urgjenca”, “Pikniku 1977 e 1997”.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet paulin preka  vdes paulin preka  paulin preka  vdes paulin preka 

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Shtator 2021, 10:37

SHKODËR– Ish-kreu i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, aktualisht anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Nikolin Huba ka dhënë dëshminë e parë pas plago...