Aktualitet

Akuza e CBN: DASH nuk lejoi avionin me afganë të ulej në Shqipëri por e ktheu mbrapsh, ‘evakuimi i madh’ ende nu

4 Shtator 2021, 10:58 Nga DOSJA
Akuza e CBN: DASH nuk lejoi avionin me afganë të ulej në

SHBA- Televizioni kristiano-konservator “CBN News”, ka hedhur aludime të forta në lidhje me evakuimin e një grupi afganësh i cili mbeti përgjysmë rrugës për në Shqipëri.

Situata shkoi deri në pikën ku autoritetet shqiptare kishin dhënë aprovimin për një aeroplan plot me refugjatë dhe ata ishin dukë përshkuar itinerarin, por Departamenti i Shtetit (DASH) refuzoi t’i linte ata të uleshin. Atyre ju desh të ktheheshin nga rruga e tyre. Pra, ajo që po dëgjoni në lajme sa i takon këtij, ‘evakuimi të madh’, kundrejt asaj që ne po shihnim në terren, ishte si nata me ditën”, deklaroi Joel Richardson,  autor bestselling të New York Times.

Joel Richardson tha se përpjekjet e tyre të shpëtimit u përballën me atë që ndjehej si “ndërhyrje e qëllimshme” në çdo hap të rrugës nga DASH.

Lidhur me këtë informacion të zbuluar rishtaz, Albanian Post kontaktoi me Ministrinë e Punëve të Jashtme në Shqipëri, por nuk ka ende një përgjigje përsa i përket rastit.

CBN citon Departamentin e Shtetit që thotë se “misioni ushtarak në Afganistan është i plotë dhe fokusi tani po kalon në diplomaci”. Por për qindra amerikanë dhe mijëra aleatë afganë që ende kërkojnë të largohen nga vendi, lufta nuk ka përfunduar.

Njerëzit po vdesin tani dhe shumë të tjerë do të vdesin sepse nuk mund të dalin nga atje, ku janë të bllokuar”, tha republikani, Michael McCaul për CBN News.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evakuimi i afganëve ne shqiperi joel richardson evakuimi i afganëve ne shqiperi joel richardson

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Shtator 2021, 10:37

SHKODËR– Ish-kreu i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, aktualisht anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Nikolin Huba ka dhënë dëshminë e parë pas plago...