Aktualitet

4 Shtator 2021, 10:37 Nga DOSJA

SHKODËR– Ish-kreu i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, aktualisht anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Nikolin Huba ka dhënë dëshminë e parë pas plagosjes në këmbë me armë zjarri. Ai ka bërë me dije se nuk ka asnjë konflikt, duke shtuar se nuk i ka parë autorët pasi mbanin në kokë skafandra. 

“Sapo kam dalë nga kafja dy persona me motor me skafandë në kokë janë afruar dhe më kanë qëlluar. Nuk më kanë thënë asnjë fjalë. Unë nuk e di se kush janë, sepse nuk kam asnjë konflikt me askënd. Vetëm qëlluan dhe ikën, nuk kam asnjë ide përse më qëlluan,”-ka thënë Hubaj. 

Paraprakisht dyshohet se pista kryesore për plagosjen e tij është ajo e drogës, pasi dyshohet se 54-vjeçari mund të ketë dhënë informacion për efektivët, të cilët kanë shkatërruar disa të mbjella kanabisi. 

LAJMI KRYESOR: Plagoset me armë zjarri në këmbë ish-kryetari i PS në Vaun e Dejës, shpëton paq me plumb në këmbë

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet nikolin hubaj plagoset nikolin hubaj plagosje në shkodër shkoder nikolin hubaj plagoset nikolin hubaj plagosje në shkodër shkoder

Sondazh

Poll