Aktualitet

Vihen në pranga 2 shtetas në Korçë, shpallet në kërkim 1 dhe procedohet penalisht 1 tjetër për vepra të ndryshme penale

4 Shtator 2021, 10:47 Nga DOSJA
Vihen në pranga 2 shtetas në Korçë, shpallet në

KORÇË– Në 24 orët e fundit policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë një 38-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim të vëllain e tij për transport të paligjshmën të lëndëve drusore.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se asnjëri prej vvllezërve nuk kishte një leje të dhvn nga institucioni përkatës për ushtrimin e prerjes së druve.

Ndërkohë njv person është proceduar penalisht pasi tentoi të korruptonte policinë doganore duke vendosur 35 euro në pashaportë.

Njoftim i i policisë:

Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 dhe procedohet penalisht 1 tjetër për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. M., 38 vjeç dhe shpallën në kërkim vëllain e tij shtetasin N. M., 40 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në rrugën Trebinjë-Vërdovë, shërbimet e policisë kanë konstatuar shtetasin S. M., duke transportuar me një mjet tip kamion në pronësi të vëllait të tij, 8 m³ dru të llojit ah, sasi për të cilën posedonte një faturë të dyshuar si të falsifikuar. Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi S. M., ishte i pasiguruar në organet tatimore.
————-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. J., 40 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec, pasi ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë në lagjen nr. 1, Pogradec, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec.
‐————
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë përpunimit të dokumentacionit të qytetarëve, kanë konstatuar se shtetasi B. M., 28 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës, në brendësi të pasaportës së tij kishte vendosur 25 euro, me qëllim shmangien nga masa administrative pasi kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, filluan procedimin penal për shtetasin B. M., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia e korces policia e korces

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Shtator 2021, 10:37

SHKODËR– Ish-kreu i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, aktualisht anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Nikolin Huba ka dhënë dëshminë e parë pas plago...