Aktualitet

Dëmtoi barrierat anësore të autostradës Levan-Vlorë duke ndërtuar rrugë dytësore, arrestohet 47-vjeçari (Emri)

4 Shtator 2021, 10:08 Nga DOSJA
Dëmtoi barrierat anësore të autostradës Levan-Vlorë

VLORË- Një 47-vjeçar, i identifikuar si Adrian Baçaj është arrestuar nga Policia e Shtetit  pasi dëmtoi barrierat anësore të autostradës Levan-Vlorë. 47-vjeçari, banes në fshatin Mifol, duke ndërtuar pa leje një rrugëkalimi (dytësore), me dalje në autostradën Levan-Vlorë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vlorë

Dëmtoi barrierat anësorë të autostradës me qëllim lidhjen me një rrugë dytësore që ndërtonte pa leje, vihet në pranga 47 vjeçari. Në vijim të punës për kontrollin e territorit, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë bërë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Shkatërrimi i rrugëve” të shtetasit Adrian Baçaj, 47 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas në fshatin Mifol, duke ndërtuar pa leje një rrugëkalimi (dytësore), me dalje në autostradën Levan-Vlorë, ka dëmtuar edhe barrierat mbrojtëse të autostrdës duke u bërë burim aksidenti për përdoruesit e rrugës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adrian bacaj vlore adrian bacaj vlore

Sondazh

Poll