Aktualitet

Vaksinë me detyrim dhe administrata! Të parët në listë do jenë policët, farmacistët e laborantët, Tomini: Është e nev

3 Shtator 2021, 20:23 Nga DOSJA
Vaksinë me detyrim dhe administrata! Të parët në listë

TIRANË– Pas mjekëve, arsimtarëve dhe studentëve edhe punonjës të administratës, policët, farmacistët e laburantët do të bëjnë vaksinë me detyrim. Këtë e ka konfirmuar zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini në një prononcim për Top-Channel. Tomini tha se me grupet e para vihet re një trend në rritje për tu vaksinuar nga grupi i parë, i cili duhet ta ketë kryer deri në fund të muajit shtator.

“Vetëm të paktën në 48 orët e fundit kemi shkuar deri në 14 mijë e 800. Parashikohet një fluks në rritje. Edhe shtatori do të jetë një muaj i hapur për vaksinimin. Sigurisht janë vlerësuar në këndvështrimin e të pasurit një sëmundje, në rastin që nuk u kejohet vaksinimi dhe është marrë parasysh rekomandimi i mjekut. Mund të prekemi edhe kur jemi të vaksinuar, po e kalojmë shumë më lehtë dhe koha e transmetimit është shumë më e gjatë,”- tha ajo ndër të tjera.

Deri më tani, në vendin tonë janë vaksinuar 1 milion e 500 mijë qytetarë. Lajmin e bëri me dije vetë kryeministri Edi Rama. Në 24 orët e fundit në vendin tonë u shënuan tre viktima dhe 895 raste të reja me Covid-19. Në total numri i viktimave të shkaktuara nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 2 mijë e 508. 11 mijë e 288 qytetarë janë të sëmurë aktivë. 

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet eugena tomini eugena tomini

Sondazh

Poll