Aktualitet

Shkon në 1 milion e 500 mijë numri i të vaksinuarve ndaj Covid-19 në vendin tonë

3 Shtator 2021, 18:10 Nga DOSJA
Shkon në 1 milion e 500 mijë numri i të vaksinuarve ndaj Covid-19

TIRANË– 1 milionë e 500 mijë qytetarë shqiptarë janë vaksinuar ndaj Covid-19. Lajmin e ka bërë me dije vetë kryeministri Edi Rama, në një postim në profilin e tij në Facebook. Krah njoftimit për rritjen e numrit të të vaksinuarve, kryeministri u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni,”- shkruan Rama. 

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u shënuan tre viktima dhe 895 raste të reja me Covid-19. Në total numri i viktimave të shkaktuara nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 2 mijë e 508. 11 mijë e 288 qytetarë janë të sëmurë aktivë. 

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet nis vaksinimi ne shqiperi nis vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll