Aktualitet

500 mijë euro drogë, kapet shqiptari në Itali, karabinierët zbuluan kanabisin, pasi hodhi kutinë nga dritarja

3 Shtator 2021, 18:15 Nga DOSJA
500 mijë euro drogë, kapet shqiptari në Itali, karabinierët

ITALI- Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Itali me 500 mijë euro drogë me vete. Ansa shkruan se 40-vjeçari është ndaluar nga policia pasi hodhi një kuti, e cila ishte përdorur për të mbajtur hashashin, nga dritarja e makinës dhe pas një kontrolli iu gjetën 5 kilogramë hashash.

Ndërkohë që pas gjetjes së kësaj sasie, policia kontrolloi një kasolle që përdorej nga 40-vjeçari. Atje karabinierët gjetën edhe 55 kilogram të tjerë kanabis. Droga ishte e ndarë në në qese të vogla me nga 100 gramë secila.

Sipas policisë, 40-veçari ishte shpërndarës droge i rregullt në zonën e Arezzo-s. Nëse droga do të shitej e gjitha, fitimi nga ajo do të ishte mbi 500 mijë euro.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari me 60 kile hashash arrestohet shqiptari ne itali arrestohet shqiptari me 60 kile hashash arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll