Aktualitet

Strehohet në Shqipëri gazetarja e parë femër që intervistoi zëdhënësin e talebanëve në Afganistan: Po dridhesha gjatë

3 Shtator 2021, 15:58 Nga DOSJA
Strehohet në Shqipëri gazetarja e parë femër që

TIRANË– Behishta Arghand, gzazetarja e parë femër që u shfaq në ekran pas pushtimit të talebanëve dhe intervistoi zëdhënësin e tyre, është strehuar në Shqipëri. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu raporton se ardhja e gazetares afgane është koordinuar nën kujdesin personal të kryeministrit Edi Rama, ministres së punëve të jashtme Olta Xhaçka dhe bashkëpunëtorëve në Shqipëri të fondacionit amerikan që ka kërkuar ardhjen e saj në vendin tonë.

Gazetarja Behishta Arghand mundi të dalë nga Afganistani dhe të qëndroj disa ditë në Katar e më pas të udhëtojë drejt Tiranës. Në një intervistë për mediat gjermane nga Katari ajo tha e u largua për motive sigurie.

Më pak se 100 gra e vajza nga 700 gazetare femra në Afganistan vijojnë të punojnë në media por dalë ngadalë çdo ditë po zhduken nga ekranet e televizioneve,”- deklaroi Arghard.

Ndërsa për intervistën e parë të një gazetare femër me një zëdhënës të Talebanëve, Behishta Arghand 22 vjecçe tha: Po dridhesha gjatë intervistës por doja ti tregoja botës se gratë afgane nuk duan të kthehen pas ato duan të ecin përpara.

Deri në momentin e procesimit të vizës amerikane gazetarja Arghard do të qëndroj në Tiranë. Deri më tani Shqipëria ka pritur 644 emigrantë afganë. Ata kanë ardhur të ndarë në disa grupe dhe janë strehuar në vende të ndryshme. Disa janë në Durrës, në një resort, disa të tjerë janë strehuar në një tjetër resort turistik në Shëngjin, ndërsa të tjerët në Qytetin Studenti në Tiranë. Ambientet ku janë akomoduar ruhen nga forcat e policisë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet behishta arghand evakuimi i afganëve ne shqiperi behishta arghand evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll