Aktualitet

Rrëzohet nga anija turistja italiane, 25-vjeçarja ndërron jetë në spitalin e Vlorës, ishte e dehur kur ra, prangoset përg

3 Shtator 2021, 15:25 Nga DOSJA
Rrëzohet nga anija turistja italiane, 25-vjeçarja ndërron

VLORË– Një turiste italiane, vetëm 25 vjeçe ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht nga një anije. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Portin e Vlorës, mëngjesin e sotëm. E reja mësohet se ka qenë në gjendje të dehur dhe në momentin që anija me turistë, në dukje pirate, është ankoruar, ajo ka dashur të zbresë.

Por, 25-vjeçarja ka rënë me kokë buzë portit dhe ka pësuar fraktura të rënda. Ajo është dërguar nga efektivët e policisë bregdetare në spitalin e Vlorës, por nuk ka arritur të mbijetojë, duke ndërruar jetë në duart e bluzave të bardha. Viktima nuk është identifikuar ende.

Për ngjarjen në fjalë është vënë në pranga Aleksandër Gomelaj, i punësuar në këtë anije, akuzohet për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’. Ai mësohet të ketë qenë prezent në momentin që ka ndodhur aksidenti i rëndë.

Aleksandër Golemaj, bazuar në fotot që publikonte në rrjetet sociale, dukej se ishte i fiksuar pas kapitenit Jack Sparroë, personazhit kryesor të serialit Pirates of the Caribbean, i luajtur nga Johny Depp. Si duket se e imitonte atë, vihej dhe jetonte si një pirat.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vdes 25 vjecarja ne vlore vdes 25 vjecarja ne vlore

Sondazh

Poll