Aktualitet

Mirëmbajtje të kabinave elektrike, 6 zona në kryeqytet do të mbeten pa energji nesër dhe pasnesër 

3 Shtator 2021, 15:16 Nga DOSJA
Mirëmbajtje të kabinave elektrike, 6 zona në kryeqytet do të

TIRANË- Energjia elektrike do të stakohet për disa orë ditën e nesërme me Tiranë. Me anë të një njoftimi në Facebook, OSHEE bënë me dije se në kuadër të mirëmbajtjes së kabinave elektrike, energjia do të stakohet në datat 4 dhe 5 shtator për disa intervale kohore. Në datën 4 energjia elektrike do të stakohet në 5 zonë nga ora 09:00 deri në 17:00 ndërsa në datën 5 shtator energjia do të stakohet në zonën pranë Fakultetit Ekonomik në intervalin kohor 09:00 deri në 16:00.

Njoftimi i Plotë:

Njoftim për abonentët Tiranë
Stakim, 4-5 shtator
Në kuadër të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datat 4-5 shtator do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:
4 shtator
09:00-17:00
Pjesërisht: Rruga “Teodor Keko”
09:00-16:00
Pjesërisht: Bulevardi “Zogu I”
13:00-17:00
Pjesërisht: Bërxullë, Muçaj dhe zona pranë Doganës së Tiranës
5 shtator
09:00-16:00
Pjesërisht: zona pranë fakultetit ekonomik

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet energjia elektrike oshee energjia elektrike oshee

Sondazh

Poll