Aktualitet

EMRAT/ Pesë prokurorë dorëzojnë dokumentacionin, kandidojnë për në KLP

3 Shtator 2021, 14:51 Nga DOSJA
EMRAT/ Pesë prokurorë dorëzojnë dokumentacionin,

TIRANË– Deniona Katro, Zeqir Hoda, Sokol Stojani, Elona Alvora dhe Ludovik Doda janë pesë prokurorët që kanë dorëzuar kandidaturën për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, procedurë e shpallur nga Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, më 22 korrik 2021. Pikërisht në përfundim të afatit të përcaktuar, më 3 shtator, të pestë prokurorët kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar.

Znj. Deniona Katro, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë; Z. Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë; Z. Sokol Stojani, prokuror, Prokuroria e Përgjithshme; Znj. Elona Alvora, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë; Z. Ludovik Doda, prokuror, Prokuroria e Apelit, Durrës, presi verifikimet përkatëse.

Tashmë, brenda shtatë ditëve do të bëhet verifikimi i dokumentacionit dhe kushteve ligjore. Më pas kandidaturat do të shpallen në faqen zyrtare, dhe do të pritet mbledhja e përgjithshme të prokurorëve për vendosjen.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kandidaturat ne klp kandidaturat ne klp

Sondazh

Poll