Bota

Të humbura prej vitesh, gjenden 100 artefakte nga Mesapotamia në Norvegji 

3 Shtator 2021, 16:51 Nga DOSJA
Të humbura prej vitesh, gjenden 100 artefakte nga Mesapotamia në

NORVEGJI- 100 artefakte arkeologjikë që nga Mesapotamia janë gjetur ditën e sotme në Norvegji. Aljazeera shkruan se këto artefakte janë raportuar të zhdukura nga autoritetet irakiene.

“Kapja përfshin ato që supozohet të jenë pllaka kuneiforme dhe objekte të tjera arkeologjike nga Mesopotamia, Iraku i sotëm dhe konsiderohen të rëndësishme për trashëgiminë kulturore historike të botës,” tha policia në një deklaratë.

Objektet u kapën gjatë një kontrolli në shtëpinë e një koleksionisti në Norvegjinë juglindore. Autoritetet thanë se tani do të shqyrtohen për të përcaktuar vërtetësinë e tyre dhe për të përcaktuar origjinën e tyre nëse është e mundur. Ato janë subjekt i një kërkese për kthim nga autoritetet irakiane në Ministrinë Norvegjeze të Kulturës.

Procedura për fillimin e kthimit ka nisur, por së pari duhet të bëhet një rishikim ekspertësh për të përcaktuar origjinën dhe vërtetësinë e këtyre objekteve ndërsa autoritetet irakene duhet të dokumentojnë kërkesën e tyre”, tha prokurorja Maria Bache Dahl.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gjenden 100 artefakte te humbura ne norvegji maria bache dahl gjenden 100 artefakte te humbura ne norvegji maria bache dahl

Sondazh

Poll