Aktualitet

Rritja e të infektuarve me Covid-19, Gjermania fut Shqipërinë në vendet me rrisk të lartë, të dielën bëhet zyrtare

3 Shtator 2021, 14:15 Nga DOSJA
Rritja e të infektuarve me Covid-19, Gjermania fut Shqipërinë

GJERMANI– Qeveria gjermane do të klasifikojë ditën e dielë Serbinë dhe Shqipërinë si zona me rrezik të lartë për shkak të pandemisë së Covid-19. Mediat gjermane shkruajnë se Instituti Robert Koch (RKI) ka bërë një listë me vendet me rrezikshmëri të lartë, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19 pas përhapjes së variantit Delta.

Azerbajxhani, Guatemala, Japonia, Territoret Palestineze dhe Sri Lanka gjithashtu bëjnë pjesë në këtë kategori, ndërsa Kuvajti nuk është më një zonë me rrezik të lartë.

Ata që do të udhëtojnë nga këto vende të shënuara me rrisk të lartë, përfshirë edhe Shqipërinë, drejt Gjermanisë do të duhet të kenë me vete çertifikatë vaksinimi, testin e Covid të 72 orëve të fundit ose dëshmi që e kanë kaluar koronavirusin.

Pavarësisht rregullave për të kaluar kufirin, shqiptarët bashkë me qytetarët e vendeve të tjera, do të duhet të bëjnë edhe dhjetë ditë karantinë. Nëse testi i bërë pas pesë ditësh të izoluar, i nxjerr pozitiv, mund të mos e bëjnë të plotë karantinën dhe të fillojnë të lëvizin.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi shqiperia shqiptaret ne gjermani koronavirusi ne shqiperi shqiperia shqiptaret ne gjermani

Sondazh

Poll