Aktualitet

Erdhën vetëm me ‘rrobat e trupit’, Al Arabiya: 37 afganët që mbërritën në Shqipëri aktiviste të fondacionit

3 Shtator 2021, 13:25 Nga DOSJA
Erdhën vetëm me ‘rrobat e trupit’, Al Arabiya: 37

TIRANË- Ditën e djeshme kanë mbërritur rreth 37 afganë në aeroportin Nënë Tereza ku gjithsej numri i tyre ka shkuar në 644.

Sipas Al Arabia, avioni i mbërritur dje në vendin tonë kishte në bor rreth 37 gra dhe familjet e tyre të cilat kishin qenë aktivite të fondacionit ‘Hilary Clinton’. Fluturimi privat u caktua nga Vital Voices, tha zyrtari, një OJQ e themeluar nga Hillary Clinton dhe Madeleine Albright me qëllim të fuqizimit të grave.

Disa të evakuuar kishin nevojë për kujdes mjekësor gjatë mbërritjes për shkak të lëndimeve të lehta të shkaktuara nga shtypja e turmës, si dhe trupat amerikane që i hodhën mbi avionë.

Afganët mbërritën në Shqipëri pa bagazhe pasi forcat ushtarake amerikane u ndaluan atyre ti merrnin në bord për të ulur peshën. Disa prej tyre kishin pritur në aeroport deri në dy ditë.

Evakuimi nga aeroporti i Kabulit, i cili ka parë skena kaotike që nga marrja e qytetit nga ana e talibanëve më 15 gusht, ishte larg nga e lehtë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evakuimi i afganëve ne shqiperi fondacioni 'hilary clinton' madeleine albright evakuimi i afganëve ne shqiperi fondacioni 'hilary clinton' madeleine albright

Sondazh

Poll