Aktualitet

Hapet një tjetër tunel te “Shqiponja”! Nis lëvizja nga sot, mjetet që vijnë nga Durrësi futen në tunelin 5

3 Shtator 2021, 12:01 Nga DOSJA

TIRANË– Ditën e sotme është hapur një tjetër tunel në sheshin ‘Shqiponja’. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, inspektoi nga afër hapjen e tunelit numër 5, duke thënë se do të vihet në shërbim të qytetarëve që sot.

Sipas ekspertëve, automjetet që vijnë nga Durrësi për në zonën e Astirit do të kalojnë në tunelin 5 dhe pasi dalin nga ky tunel, kalojnë te ura e lumit Lanë, pra tek loti dy.


POSTIMI i Ramës:

Nyja “Shqiponja”- Hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli numër 5 duke lehtësuar qarkullimin e automjeteve në hyrje të Tiranës. Ndërkohë janë drejt përfundimit punimet për realizimin e plotë të kësaj vepre, e cila i jep kryeqytetit një hyrje të denjë duke lehtësuar trafikun për automjetet dhe lëvizjen për këmbësorët.

Ndërsa inxhinieri i ndërtimit shpjegoi se tuneli numër 5 do bëjë të mundur qarkullimin e makinave që vijnë nga Durrësi dhe më pas do futen për në Astir.

Kurse tuneli numër 3 që deri më sot është përdorur për t’u futur në zonën e Astirit do të kthehet si rrugë dalje nga zona e Astirit, pra do shërbejë në kah të kundërt me tunelin numër 5. Ndërsa tuneli numër 2 dhe numër 4 do të shërbejnë për hyrje dhe dalje nga zona veriore e Tiranës dhe është vazhdimi i Unazës së Madhe që do bëhet.

Njoftimin në lidhje me qarkullimin e mjeteve nga nyja te “Shqiponja” e bëri edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar:

Në kantierin e punimeve te Sheshi Shqiponja ka përfunduar ndërtimi i të gjitha galerive (tuneleve) dhe do të hapet për qarkullimin e automjeteve edhe Galeria Nr. 5.

Duke filluar në orën 00:01, data 04.09.2021 trafiku do të vijojë sipas lëvizjes definitive të parashikuar në projekt ku:

– Lëvizja e automjeteve nga autostrada (Durrës-Tiranë) në drejtim të rrugës “Dritan Hoxha” (Laprakë) dhe anasjelltas do të realizohet drejt në nivelin 0 të parashikuar në projekt.

– Lëvizja e automjeteve që vijnë nga autostrada (Durrës-Tiranë) në drejtim të Unazës së Madhe do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr. 5.

– Dalja nga Tirana për mjetet që vijnë nga Unaza e Madhe drejt autostradës do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr.3

– Dalja nga Tirana për mjetet që vijnë nga pjesa veriore (ish-kombinati, rruga “Josif Pashko”) drejt autostradës do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr. 4.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet hapet tuneli te shqiponja hapet tuneli te shqiponja

Sondazh

Poll