Aktualitet

Zjarret në Shqipëri, PD i përgjigjet Ramës: Propagandë e neveritshme që shet dështimin si sukses

3 Shtator 2021, 11:58 Nga DOSJA
Zjarret në Shqipëri, PD i përgjigjet Ramës: Propagandë

TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi lidhur me menaxhimin e situatës së zjarreve gjatë verës në vend. PD, nëpërmjet deputetit të zgjedhur nga qarku i Beratit, shkruan se e gjitha është propagandë që shet dështimin si sukses.

“Të japin llogari para ligjit ata që kanë shpërdoruar me detyrën dhe me korrupsionin e kudondodhur të këtij regjimi janë zjarrëvënësit e financave publike dhe fatkeqësia e qytetarëve shqiptarë. Më rëndësishme që përpara ligjit të japin llogari  ata që kanë shpërdoruar me detyrën dhe me korrupsionin e kudondodhur të këtij regjimi, të cilët janë zjarrvënësit e financave publike dhe fatkeqësia e qytetarëve shqiptarë,”-shkruhet në deklaratë.

Propagandë e neveritshme që shet dështimin si sukses. Të japin llogari para ligjit ata që kanë shpërdoruar me detyrën dhe me korrupsionin e kudondodhur të këtij regjimi janë zjarrëvënësit e financave publike dhe fatkeqësia e qytetarëve shqiptarë. Sot, qytetarët dëgjuan edhe njëherë propagandën e neveritshme që prej shumë kohësh përmbys të vërtetën, për t’iu fshehur përgjegjësive dhe për ta shitur dështimin si sukses. Është e qartë për të gjithë, braktisja e forcave të ushtrisë dhe skuadrave të emergjencave civile. Ata u përballën me zjarret me mjete rrethanore ndërsa Rama, shëtiste me helikopterin që duhej të ndihmonte në përballjen me zjarret. Mirënjohje partnerëve tanë euro-atlantikë dhe Kosovës, pa ndihmën e të cilëve dhe pa vullnetin e personelit të ushtrisë dhe emergjencave, të braktisur dhe lënë në mëshirë të fatit, kostot e keqmenaxhimit, paaftësisë dhe korrupsionit të këtij regjimi, do të ishin edhe më të frikshme për qytetarët dhe pasurinë tonë natyrore. E domosdoshme që ligji të veprojë kundër zjarrvënësve, por edhe më rëndësishme që përpara ligjit të japin llogari  ata që kanë shpërdoruar me detyrën dhe me korrupsionin e kudondodhur të këtij regjimi, të cilët janë zjarrvënësit e financave publike dhe fatkeqësia e qytetarëve shqiptarë.

Kryesisht gjatë muajit gusht në vendin tonë shpërthyen 389 vatra zjarri, ku më masivi ishte në gadishullin e e Karaburunit duke shkrumbuar 33.420 hektar kullota, pyje e shkurre si dhe 14 mijë rrënjë ullinj e pemtari. Si pasojë e zjarrit në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër u shkaktuan edhe dy viktima, burrë e grua, të cilët ishin duke u përpjekur të fiknin flakët që i përshkruan shtëpinë. Megjithatë, kryeministri Edi Rama tha sot se ishte bërë një punë e mirë me menaxhimin e situatës, duke ngushëlluar pas më shumë se një muaji familjarët e viktimave prë humbjen. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet niko peleshi pd zjarret ne shqiperi niko peleshi pd zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll