Aktualitet

Hodhi 20 doza kokainë gjatë një kontrolli nga policia italiane, arrestohet 19-vjeçari shqiptar

3 Shtator 2021, 11:10 Nga DOSJA
Hodhi 20 doza kokainë gjatë një kontrolli nga policia italiane,

ITALI– Një 19-vjeçar shqiptar, është arrestuar nga karabinierët e Scandiano në Itali, pasi akuzohet për tregtim droge.

Sipas mediave italiane, i riu, para se të ndalej për kontroll nga karabinierët hodhi nga dritarja dozat e kokainës që zotëronte, afërsisht 20 të tilla. Megjithatë, policia e vuri re gjestin dhe rikuperoi dozat e hedhura nga djali.

Në portofolin e 19-vjeçarit, karabinierët gjetën 1.500 euro, të konsideruara si të ardhura nga aktiviteti i tregtimit të drogës duke qenë se i riu u konstatua se nuk kishte prona apo një punë. Kartëmonedhat ishin të prerjeve të ndryshme.

Për këto arsye, policia arrestoi 19-vjeçarin dhe e dërgoi në paraburgim në pritje të daljes para gjykatës.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 19-vjecari ne itali arrestohet 19-vjecari ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shtator 2021, 10:41

Një nënë e re doli për xhiro me shoqen e ngushtë për ta nxjerrë foshnjën për ajër të pastër. Edhe një çift po ashtu doli për xhiro me qenin. Të dyja palë...