Bota

Talebanët pritet të formojnë sot qeverinë/ OKB vë alarmin, vendi para katastrofës, s’ka ushqim dhe para

3 Shtator 2021, 07:36 Nga DOSJA
Talebanët pritet të formojnë sot qeverinë/ OKB vë

KABUL- Talibanët pritet të shpallin qeverinë e re në Afganistan brenda disa orësh. Më shumë se dy javë pasi milicia islamike mori kontrollin e vendit, pritet që sot të prezantohen me radhë të zgjedhurit për të drejtuar vendin në një ceremoni që po përgatitet në pallatin presidencial në Kabul. Udhëheqësi suprem i lëvizjes, Haibatullah Akhundzada, pritet të ketë pushtetin absolut.

Militantët islamikë qeverisën Afganistanin përmes një këshilli udhëheqës të pazgjedhur, duke zbatuar brutalisht një formë radikale të ligjit të sheriatit, nga 1996 deri në 2001. Por me rikthimin e tyre në pushtet kanë premtuar zbutje të ligjeve dhe ndëshkimeve, duke premtuar edhe përfshirjen e grave në qeveri. 

Qeveria e re do të përballet me sfida të mëdha. OKB-ja ka paralajmëruar për një katastrofë humanitare, ndërsa rezervat ushqimore të shpërndara ka të ngjarë të mbarojnë për pjesën më të madhe të vendit deri në fund të shtatorit.

Nga ana tjetër, një zëdhënës i talebanëve postoi në mediat sociale të Premten herët se ministria e jashtme e Kinës kishte premtuar të mbante hapur ambasadën e saj në Afganistan dhe të “forconte” marrëdhëniet dhe ndihmën humanitare.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota afganistan qeveria e talebaneve afganistan qeveria e talebaneve

Sondazh

Poll

Bota 3 Shtator 2021, 07:39

Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell e quajti përvojën e Afganistanit një “katalizator”, një nga ato ngjarje historike, që ndryshojnë politik...