Aktualitet

Kultivim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, vihen në pranga tre persona në Vlorë, mes tyre dhe një 16-vjeçar

2 Shtator 2021, 15:45 Nga DOSJA
Kultivim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, vihen në

VLORË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë pasi kanë kultivuar kanabis në një zonë të pyjëzuar. Personat me iniciale A.L 34-vjeçar dhe 16-vjeçari me iniciale K.T u kapën në flagrancë në zonën e mbjell me kanabis. Ndërkohë që gjithashtu është arrestuar edhe një person me iniciale M.A 39 vjeç, të cilit ju gjetën disa doza me kokainë ne makinë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, dhe si rezultat i kontrollit të territori, kanë evidentuar dhe goditur 1 raste të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Beshisht, Vlorë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. L., 34 vjeç dhe K. T., 16 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultiviuar fidan të dyshuar cannabis sativa, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Beshisht.
– – – –
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin M. A., 39 vjeç, banues në fshatin Babicë, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga patrulla e përgjithshme, në automjetin e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 3 persona ne vlore kultivim dhe shperndarje te lendes narkotike arrestohet 3 persona ne vlore kultivim dhe shperndarje te lendes narkotike

Sondazh

Poll