Bota

2 Shtator 2021, 15:59 Nga DOSJA

SPANJË– Një stuhi e fuqishme ka pushtuar disa rajone në Spanjë duke shkaktuar përmbytje të mëdha duke lënë disa zona pa energji elektrike.

Sipas shërbimit kombëtar të metereologjisë, stuhia shkaktoi më shumë se 9.000 rrufe në mbarë vendin duke detyruar autoritetet të mbyllin rrugë dhe linja hekurudhore.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka shprehur solidaritetin e tij të plotë me zonat e goditura dhe i kërkoi banorëve të tregohen shumë të kujdesshëm, pasi reshjet e rrëmbyera duket se do të vazhdojnë.

Disa rrugë në Alcanar brenda pak orësh u mbushën nga vërshimi i ujërave i cili mori me vete makina, pemë madje dhe mobilje.

Deri më tani nuk raportohen viktima apo të lënduar por vetëm dëme materiale.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota pedro sánchez permbytje ne spanje pedro sánchez permbytje ne spanje

Sondazh

Poll