E lindur me këmishë! I mbijetoi aksidentit ku vdiqën 5 persona, rrëfehet 25-vjeçarja: Kisha 5 të vdekur rreth meje, falend
2 Shtator 2021, 12:23Nga DOSJA
TIRANË– Greta Dabërdini, është e vetmja e mbijetuar nga aksidenti tragjik në Qafë Muzinë, ka folur për përjetimet e para të momentit të vështirë, nga ku fatmirësisht shpëtoi gjallë. 25-vjeçarja, Dabërdini, u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës dhe mësohet se ajo ka thyerje të krahut dhe ka kryer një operacion, por është në gjendje të mirë.
Ajo ka sqaruar të gjithë se nuk ka qenë dhe nuk është shtatzënë, ndërsa shton se është falenderuese se ende është e gjallë.
“Jam e lënduar shpirtërisht dhe fizikisht nga gjithçka çfarë ndodhi. Iu kërkoj ndjesë që nuk kam mundur t’ju përgjigjem të gjithë mesazheve tuaja, por Zoti e di sa falenderuese jam ndaj të gjithëve. Diçka e rëndësishme: Unë nuk isha dhe nuk jam shtatzënë dhe nuk dola kurrë para gazetarëve të tregoja faktin sa e lumtur isha që isha gjallë. U lodha duke lexuar lajme që nuk janë të vërteta, e deklarata egoizmi që shfaqin gëzim kur rreth vetes pata 5 njerëz që nuk merrnin frymë. Ngushëllime familjarëve! Faleminderit juve që jeni pranë meje,”-shkruan ajo.
Aksidenti i rëndë që la 5 persona të vdekur ndodhi më 26 gusht, ditë kur drejtuesja e ‘Land Roverit’ Rexhina Çelhaka po udhëtonte me automjetin e djalit të xhaxhait të saj nga Tirana në drejtim të Sarandës. Viktima të aksidentit tragjik kanë mbetur; Alesandër dhe Tetiana Fediaieva, 53 dhe 48 vjeç, nga Ukraina, Bardhi Proda (shoferi) dhe çifti i bashkëshortëve, Fiqiri e Dritë Korçari. E vetmja që shpëtoi ishte Greta.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FIER– Një 25-vjeçare është arrestuar në qytetin e Fierit pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. E reja ishte duke i dhënë mjetit tip ...
TIRANË– Një denoncim për pastorin Akil Pano është bërë nga anëtarët e komunitetit LGBT në institucionin e Komisionerit kundër Diskriminimit.Pastori t...
TIRANË-Hetimet për tentativën e arratisjes nga burgu 313 në Tiranë. Ngjarja e cila ndodhi një muaj më parë ku të përfshirë ishin Arbër Çekaj, Fatmir...
TIRANË– Prokurori i Vlorës, Maksim Sota, i cili u përmend gjatë operacionit ndërkombëtar “Shpirti” ka kërkuar masën e sigurisë të vendosur ndaj tij. I akuz...
TIRANË– Ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari i ka kërkuar SPAK-ut ti rikthejë telefonin që i...
TIRANË– Nëna e Bledar Selmanajt, i cili është në burg nën akuzën se ka vrarë Xhuljano Bullarin. Ajo është shprehur se nëse ai e ka kryer këtë krim do e vra...
KOSOVE – Analisti Blerim Latifi në Kosovë ka reaguar ashpër pas lajmit se Albin Kurti ka zgjedhur si ambasador të Kosovës në Tiranë, Idriz Zeqirajn. Zeqiraj nji...
Sot do të mësohen emrat e skuadrës së re qeverisëse, mes të cilëve Edi Rama ka konfirmuar vetëm Elisa Spiropalin si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe...
LEZHË– Tre persona kanë përfunduar në pranga në Shëngjin pasi shpërndanin lëndë narkotike të llojit kanabis dhe kokainë. Në pranga ka përfundur S. Gj., 27 ...