Aktualitet

U denoncua nga anëtarët e LGBT-së, Akil Pano: E stisur! Nocionet ‘mami’ dhe ‘babi’ nuk duhen ndryshua

2 Shtator 2021, 12:14 Nga DOSJA
U denoncua nga anëtarët e LGBT-së, Akil Pano: E stisur! Nocionet

TIRANË– Një denoncim për pastorin Akil Pano është bërë nga anëtarët e komunitetit LGBT në institucionin e Komisionerit kundër Diskriminimit.

Pastori tha se nuk duhen ndryshuar nocionet ‘baba’ dhe ‘nënë’ e për shkak të këtyre deklaratave që ka thënë e kanë denoncuar. Më tej, ai shtoi se ky është një proces i stisur ndaj tij dhe se nuk i është garantuar as e drejta më minimale kushtetuese, e drejta për një avokat.

“Ndryshimet ligjore të kërkuara nga komuniteti LGBT prekin bazat e një familje të shëndetshme. Unë jam pjesë e një grupi tjetër me psikologë dhe ne jemi denoncuar me pretekstin se kemi përdorur gjuhë diskriminuese ndaj anëtarëve të këtij komuniteti. Duket qartë që kjo është diçka e planifikuar dhe e stisur pasi janë shkëputur fjalë nga ato që ne kemi thënë dhe u është dhënë nocion tjetër. Këtyre nocioneve u janë vendosur interpretime të reja. Ne kemi kërkuar që seanca dëgjimore të jetë publike, por kjo gjë na u mohua. Është kërkuar që vetëm një person nga ana jonë të jetë në seancë. Pra vetëm unë, apo avokati im të jemi në seancë. Kështu që zgjodha të jem vetëm unë. Nocionet babai dhe mami nuk duhen ndryshuar, shiko se cfarë po ndodh. Unë kam qënë kundër tyre në ndryshimin e këtyre kërkesave”- u shpreh pastori.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet akil pano lgbt akil pano lgbt

Sondazh

Poll