Editorial

Pasuritë që ikin dhe figurinat që vijnë

2 Shtator 2021, 14:27 Nga DOSJA
Pasuritë që ikin dhe figurinat që vijnë

Transmetimi live i Asamblesë së Partisë Socialiste, nga Koha e Fatos Nanos deri sot, vazhdon të mbetet një show i veçantë. Atëherë ishte një hapsirë debati kaotik, ku akuzat personale informonin publikun për abuzimin e secilit pushtetar, personazhet politikë, kryeministra e ministra, shndërroheshin në fabula qesharake. Fatet politike të secilit nuk vendoseshin përfundimisht aty, megjithë degjenerimin institucional dhe personal.
Sot janë interesante për të kundërtën.

Ndërsa Edi Rama flakëron pushtetin absolut mbi kokat e tyre, ata, rrinë me gjak të ngrirë, për të mësuar fatin e tyre. Ai shan, ata stepen, ai i ul ata mpihen, ai i ngre, ata nuk e besojnë. Në fund të gjithë janë të hutuar, si të dalë nga një laborator ku janë përdorur si kavie, për eksperimentin e fundit politik.

Në fund ata më me fat, që i ka bekuar spektri i Liderit të plotfuqishëm, marrin tituj. Në përgjithësi quhen ministra. Aureola e pushtetit sfumon mungesën totale të identitetit politik, ata vetë tjetërsohen ndërsa bëhen gati që ta transmetojnë tek nevojtarët e tjerë politikë depersonalizimin që sapo kanë pësuar. Kështu të paktën i japin kuptim torturës.
Kjo dramë njerëzore që luhet i bën të papërsëritshme mbledhjet që drejton Edi Rama, apo spektaklin personal që ofron me figurantët, një pjesë e të cilëve shndërrohen në figurina falë vullnetit të tij. Figurina me pushtet që firmosin për fatet e të tjerëve dhe të gjithë bashkë firmosin fatin e vendit.

Gjithmonë të urdhëruar nga ata që mandatin e parë bënë koncesionet dhe kanabizimin, mandatin e dytë kullëzimin dhe pastrimin e parave të mandatit të parë dhe mandatin e tretë monopolizimin e gjithë aseteve kombëtare, porte dhe aeroporte. Sipërfaqja 28 mijë metra katrorë nuk mjafton për energjinë e parasë së lehtë, mandati i tretë do të falë edhe asetet e detit dhe ajrit.

Cilësia e figurinave nuk ka rëndësi për këtë. Devotshmëria dhe guximi janë të vetmet aftësi që kërkohen. Ai që firmos që toka shtetërore t’i kalojë privatit pa procedurë ligjore dhe pastaj të futet në transaksion nga private si aset i tij, që prona publike të mos sjellë të ardhurat për publikun, por për mikun, apo parterin e Kryeministrit, mund të jetë ministër.

Kështu ishte qeveria e mandatit të tretë. Një përzierje e nevojës së pushtetarëve të vërtetë, që të mos i ndryshojë figurinat që firmosin me nevojën e Ramës për të ndryshuar imazhin e diskretituar të një qeverie që bastis shqiptarët, me shpresën se do të duket gjithmonë i ri dhe do t’i zgjasë jetën vetes. Një përzjerje e dëshirës së pak oligarkëve për të shpërblyer ministrat që u kanë shërbyer me devotshmëri dhe guxim, me presionin e 25 prillit, që vetëm Rama e di si e menaxhoi për të mos e lëshuar pushtetin.

Kështu ndodhi që ata fituan. Në 5 ndryshimet që pati mundësi të bënte Rama në qeveri, të paktën dy ishin të oligarkëve. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për partinë. Aty kishte dorë të lirë për t’i ndryshuar të gjithë, për të vërtetuar edhe një herë, se ajo parti është vetëm fasada institucionale e një klike ekonomike – kriminale që qeveris me whatsapp, rrëmben ç’të mundë, pastaj kupton që i duhen akoma, zvogëlon ekonominë e shqiptarëve për të rritur pafund të vetën dhe pastaj kupton që nuk ka fuqi blerëse dhe duhet të rriten taksat, të varfërohen të varfërit që të kompensojnë fitimin e munguar.

Pavarësisht nga figurinat kjo do të jetë qeveria e bastisjes përfundimtare të vendit. Asetet tokësore, kufitare, detare dhe ajore do të kalojnë babëzisht dhe paligjshmërisht në tetëshen, njëmbëdhjetëshen, apo dymbëdhjetëshen e Ramës, që, në variantin shqiptar nuk luhet nga George Clooney, por nga ai vetë. Do të jetë mandati kur asetet strategjike kombëtare do të kalojnë te privati me lehtësinë që mund të firmosë një figurinë, pa vrarje ndergjegjeje, pa pendesë, pa frikë nga Drejtësia e re.

Të gjitha këto u kuptuan nga mbledhja live e Asamblesë së Partisë Socialiste. E vetmja pikëpyetje ishte fushata për mandatin e katërt që shpalli Edi Rama. Për çfarë do të duhet? Do kenë akoma ç’t’i marrin këtij vendi?

Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial asambleja e ps 2 shtator 2021 edi rama qeveria rama 3 asambleja e ps 2 shtator 2021 edi rama qeveria rama 3

Sondazh

Poll

Editorial 2 Shtator 2021, 10:15

Qeveri e vjetër e arnuar me disa prurje të reja

TIRANE– Edhe pse u pritën me padurim, prezantimi i qeverisë Rama 3 nuk pati surpriza të mëdha. Dikasteret kryesore të qeverisë nuk kanë ndryshuar, shto edhe 3 m...

Editorial 1 Shtator 2021, 07:29

Të vegjlit e mëdhenjë

Ajet Meminaj, Ilirjan Selmanaj, Kastriot Shehaj etj etj. Mund të rendisja emra pa fund. Jam e sigurt që nuk i njihni, madje tani që po i lexoni po vrisni mendje...

Editorial 30 Gusht 2021, 05:25

Të jetosh “për” politikën apo nga politika

Dorëheqjet e fundit nga politika, e Mark Markut dhe Erion Braçes për mendimin tim, kanë një ndryshim të madh.Ndryshimi qendron në faktin se, veprimi i do...

Editorial 28 Gusht 2021, 08:53

Çfarë kërkon ISIS tani në Afganistan?

Nga Graeme Wood, The Atlantic15 vite më paë, John Kerry pyeti në Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, një pyetje që tani e bëjnë shumë amerikanë: ...

Editorial 19 Gusht 2021, 06:59

Kush fiton dhe kush humbet nga kaosi afgan?

Në një intervistë për “Formiche.net”, politologu i njohur amerikan, njëherazi themeluesi i think tankut “Eurasia Group”, Ian Bremmer,thotë se largimi nga Afgani...