Editorial

Të vegjlit e mëdhenjë

1 Shtator 2021, 07:29 Nga DOSJA
Të vegjlit e mëdhenjë

Ajet Meminaj, Ilirjan Selmanaj, Kastriot Shehaj etj etj. Mund të rendisja emra pa fund.
Jam e sigurt që nuk i njihni, madje tani që po i lexoni po vrisni mendjen se mund t’ju duken si emra të njohur. Nuk i njihni as ju e as unë. Këta janë fermerë aktiv në Vlorë. I zgjodha në mënyrë krejt rastësore tek lista publike e fermerëve aktiv, në faqen e tatimeve, i zgjodha nga Vlora, sepse duke qenë andej mendova mos njihja ndonjë, por jo.

Ne, nuk ua dimë emrat këtyre njerëzve që përpiqen çdo ditë për të siguruar prodhimet bujqësore që ne t’i gjejmë nëpër dyane. Ne nuk ua dimë emrat as atyre shitësave të ushqimeve tek pallatet tona, atyre që na buzëqeshin sa herë hyjmë për të blerë, e që na thonë “mirëardhëshi” sa herë dalim, nuk ua dimë emrat as atyre që kanë dyqane të vogla rrugëve të qyteteve tona, nuk i njohim as ata shitësat ambulant të cilëve iu përdhoset malli nga policia bashkiake.

Nuk i njohim sepse ata janë njerëz të thjeshtë.
Por, njohim çdo kriminel të mundshëm që lan hesapet me të ngjashmit e tij, çdo hajdut të vogël që “mbërthehet” nga policia, njohim çdo “lavire”ekrani që bëhet këngëtare edhe pse nuk ka zë, njohim çdo budallaqe që mençurohet në ekranet tona sa më shumë i shtrëngohet ndonjë politikani.
Njohim çdo politikan të “mençur e budalla”, çdo hajdut të parave tona të veshur me kostum e kollare.

Propaganda televizive na ka bërë të njohim njerëzit e gabuar dhe të mos njohim: fermerët e vegjël të vendit tonë ata që me përpjekjet e tyre të përditshme na ushqejnë. Tregtarët e përhumbur nga pasiguria, informaliteti dhe burokracia. Industrialistët e vegjël, të cilët arrijnë të krijojnë vende pune dhe të mbijetojnë pa mbështetje e që përballen me një shtet që i trajton si armiq duke iu ngarkuar kosto pa fund. Të mos njohim amvisat që ngrihen shumë përpara se të lindë dielli, përgatisin ushqim për familjen e tyre dhe më pas i nënshtrohen torturës së transportit publik, e pasi punojnë një ditë të tërë kthehen për të vëzhguar detyrat e shtëpisë së fëmijëve të tyre, e për t’i ushqyer me varfërinë e tyre.

Këta (Ne) njerëz të panjohur e të vegjël janë (jemi) ata që lëvizin këtë vend.

Edhe pse jemi Ne që e lëvizim jetën, çdo ditë presim që të na japin ata që i kanë marrë dhe po i marrin gjithçka këtij vendi.
Ne presim çdo ditë nga politikanët, nga ata që gjithçka e kanë marrë pa u takuar, kanë marrë diploma pa u shkolluar, kanë marrë poste pa iu takuar, kanë marrë para pa punuar. Kanë marrë, kanë marrë, kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin përditë, kurse ne vazhdojmë të presim prej tyre.

Po të kishim krijuar një vend normal, ku drejtësia do të funksiononte normalisht sot ata që kanë marrë duhet të kthenin e gjithçka do të ishte normale dhe e drejtë, por në fakt ne nuk kemi krijuar një vend normal, ne kemi krijuar një vend ku ai që ka rrëmbyer kërkon të rrëmbejë akoma më shumë atë që nuk i takon, ata kurrë nuk nginjen, ata duan përparësi, subvencione, privilegje, përjashtime, trajtime preferenciale madje madje duan edhe nderime. Në Shqipëri ekuacioni i drejtësisë është i kthyer mbrapsh.

Në Shqipëri ka politikanë “sypatrembur” përpara drejtësisë, ka kriminelë e të paditur që bëjnë ligje, ka të paaftë që përjetësisht mbajnë poste publike.
Në Shqipëri, me paturpësi moralin ta shesin të pamoralshmit.

Po trazohemi në vorbullën e politikanëve të korruptuar, të kriminelëve që i mbështesin, të gazetareve që iu servilosen, të artistëve që i shesin, të profesionistëve që i mbështesin.
Jetët tona po ediramizohen, saliberishizohen, eironbraçizohen, lulbashizohen, taulantballizohen, saimirtahirizohen, klementbalilizohen, majlindahalilizohemi, etj etj etj.

Ata marrin paratë, hapësirat, kohën, jetën tonë dhe ne….
Unë…, po unë? Unë duhet të kisha dhënë më shumë që ata të merrnin më shumë.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial meri lika meri lika

Sondazh

Poll

Editorial 30 Gusht 2021, 05:25

Të jetosh “për” politikën apo nga politika

Dorëheqjet e fundit nga politika, e Mark Markut dhe Erion Braçes për mendimin tim, kanë një ndryshim të madh.Ndryshimi qendron në faktin se, veprimi i do...

Editorial 28 Gusht 2021, 08:53

Çfarë kërkon ISIS tani në Afganistan?

Nga Graeme Wood, The Atlantic15 vite më paë, John Kerry pyeti në Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, një pyetje që tani e bëjnë shumë amerikanë: ...

Editorial 19 Gusht 2021, 06:59

Kush fiton dhe kush humbet nga kaosi afgan?

Në një intervistë për “Formiche.net”, politologu i njohur amerikan, njëherazi themeluesi i think tankut “Eurasia Group”, Ian Bremmer,thotë se largimi nga Afgani...

Editorial 18 Gusht 2021, 08:28

ANALIZA: Pse i humbet luftërat Amerika?

Nga George Friedman“Geopolitical Futures”Tërheqja amerikane nga Afganistani, po shkon drejt përfundimit të pashmangshëm. Talebanët, islamikët radikalë kundër të...