Editorial

Të jetosh “për” politikën apo nga politika

30 Gusht 2021, 05:25 Nga DOSJA
Të jetosh “për” politikën apo nga politika

Dorëheqjet e fundit nga politika, e Mark Markut dhe Erion Braçes për mendimin tim, kanë një ndryshim të madh.

Ndryshimi qendron në faktin se, veprimi i dorëheqjes kryhet nga dy njerëz të cilët politikën e kanë: i pari si qytetar dhe intelektual i cili jeton “për” politikën (pra e sheh si mjet për të ndryshuar shoqërinë) dhe i dyti jeton nga politika (sepse nuk ka asnjë profesion tjetër).

I pari, pra Marku nuk e sheh politikën si burimin e të ardhurave të tij kurse i dyti, Erioni, e sheh si buirimin e vetëm të të ardhurave.

Këto dy raste na tregojnë se disa mund t’i përkushtohen politikës pas një thirrjeje qytetare, ndërsa të tjerët e bëjnë atë si profesion: pra më thjeshtë disa e bëjnë politikën duke jetuar për të dhe të tjerët duke jetuar prej saj.

Në rastin e parë, të personit që i përkushtohet politikës duke jetuar për të, nënkupton që individi i shton një kuptim tjetër jetës duke ia kushtuar shërbimit të diçkaje të lartë; e në rastin e dytë, kushdo që jeton nga politika nuk është asgjë tjetër por thjesht dhe vetëm me prejardhje nga niveli më i ulët i aftësive intelektuale, profesionale dhe këtë paaftësi mundohet ta plotësoj duke përdorur politikën si mjetin e vetëm të jetesës.

Mendimi im në lidhje me dy të dorëhequrit nuk lidhet me Mark Markun sepse ai do të kthehet i qetë në profesionin e tij, po me Erion Braçen. Nëse një ditë ky individ dhe shumë të tjerë si ky, nuk do të merren më me politikë çfarë do të bëjnë? A kanë profesione këta individë? Nëse po, a i njohin ata profesionet e tyre apo do të bredhin nëpër borde e këshille mbikëqyrjeje, sa andej këndej që të vazhdojnë të ushqehen si gjithmonë nga politika?

Nëse ne, sot, do të baresim në skenën politike, me një llambë në dorë si Diogjeni që kërkonte njeriun e ndershëm, e të kërkojmë ata që jetojnë “për” politikën edhe ata që jetojnë nga politika do të shohim se këta të fundit janë shumica.

Këtë kërkim, si qytetarë, pa vetëdije e bëjmë përditë, duke u përpjekur të gjejmë të mirat që i kanë dhënë shoqërisë këta që jetojnë nga politika gjatë qëndrimit të tyre në pushtet.

Fatkeqësisht, nuk gjejmë ASGJË.

Në Shqipëri duket se me kastën politike për 30 vjet, ekziston trashëgimnia e korrupsionit, të gjithë ata që janë marrë me politikë në këto vite (me shumë pak përjashtime) meritojnë medaljen e artë në ruajtjen e kësaj trashëgimnie.
Kjo sëmundje të cilën shoqëria jonë nuk po e kuron dot, dhe për faktin se është më ngjitëse dhe e pakurueshme se Covidi, po na gjunjëzon.
Shoqërinë tonë e ka pushtuar pandemia e korrupsionit, sëmundja është bërë e pashërueshme dhe duket se i vetmi shërim është vdekja e sigurt.

Pilulat me doza të vogla, që gjoja i jep SPAK-u nuk kanë asnjë efekt mbi këtë pacient që lëngon në agoni.

“Eppur Si Muove”, e megjithatë Erion Braçe edhe pse u dorëhoq do të vazhdoj të ushqehet nga politika.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial meri lika meri lika

Sondazh

Poll

Editorial 28 Gusht 2021, 08:53

Çfarë kërkon ISIS tani në Afganistan?

Nga Graeme Wood, The Atlantic15 vite më paë, John Kerry pyeti në Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, një pyetje që tani e bëjnë shumë amerikanë: ...

Editorial 19 Gusht 2021, 06:59

Kush fiton dhe kush humbet nga kaosi afgan?

Në një intervistë për “Formiche.net”, politologu i njohur amerikan, njëherazi themeluesi i think tankut “Eurasia Group”, Ian Bremmer,thotë se largimi nga Afgani...

Editorial 18 Gusht 2021, 08:28

ANALIZA: Pse i humbet luftërat Amerika?

Nga George Friedman“Geopolitical Futures”Tërheqja amerikane nga Afganistani, po shkon drejt përfundimit të pashmangshëm. Talebanët, islamikët radikalë kundër të...

Editorial 17 Gusht 2021, 08:36

Ku gabuam me Afganistanin

Përkeqësimi i shpejtë i situatës së sigurisë në Afganistan, ku talebanët kanë vënë nën kontroll një të tretën e qendrave rajonale të vendit brenda disa javësh n...