Editorial

Qeveri e vjetër e arnuar me disa prurje të reja

2 Shtator 2021, 10:15 Nga DOSJA
Qeveri e vjetër e arnuar me disa prurje të reja

TIRANE– Edhe pse u pritën me padurim, prezantimi i qeverisë Rama 3 nuk pati surpriza të mëdha. Dikasteret kryesore të qeverisë nuk kanë ndryshuar, shto edhe 3 ministritë për të cilat është dhënë një aprovim direkt nga Ambasada Amerikane. Prurjet e reja në qeveri janë dy drejtoreshat Frida Krifca dhe Delina Ibrahimaj. Puna e tyre në drejtimin e AZHBR-së dhe Tatimeve është parë me sy të mirë nga shefi i qeverisë, i cili ka vendosur që t’ju besojë dy ministri me rëndësi, por që lidhen me eksperiencën e tyre. Krifca kalon në vendin e Milva Ikonomit tek Ministria e Bujqësisë, ndërsa Ibrahimaj është në krye të Ministrisë së Financave, në vendin e Anila Denajt. Denaj u caktua Sekretare për Burimet Njerëzore në Partinë Socialiste.

Një tjetër prurje e re është edhe Ulsi Manja. Kryetari i Komisionit të Ligjeve merr drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, post që Rama nuk ia ka besuar më Etilda Gjonajt.

Në qeveri hyjnë edhe dy gratë e prezantuara nga Rama gjatë fushatës.  Edona Bilali dhe Bora Muzhaqi, janë dy nga ministret e Shtetit, njëra për Sipërmarrjen dhe tjetra për Rininë dhe Fëmijët.

Rikonfirmimet e bujshme: Edhe pse nuk surprizuan askënd, Belinda Balluku dhe Ogerta Manastirliu do të vazhdojnë në dy ministritë e tyre përkatëse.

Ngritje në detyrë ka edhe për Arben Ahmetajn. Ministri i Rindërtimit do të vazhdojë në këtë post edhe për 4 vite, ndërsa paralelisht i është caktuar edhe posti i zv/kryeministrit. Edhe Evis Kushi ka marrë sërish besimin e kryeministrit. Ministrja e Arsimit do të vazhdojë në detyrë edhe për mandatin e tretë qeverisës.

Në qeveri qëndron edhe Milva Ikonomi por me një ndryshim. Nga Ministria e Bujqësisë, Ikonomi kalon në një ministri pa portofol siç është Ministria e Shtetit për Shërbimet dhe Standartet.

Siç edhe dihej, Elisa Spiropali ka vijuar të jetë ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin.

Ministritë me bekimin e SHBA-ve

Ashtu siç edhe ishte përfolur që prej ditës së djeshme, tri ministritë kyçe në lidhje me sigurinë dhe fushën e zbatimit të ligjit janë dërguar për miratim në Ambasadën Amerikane. Siç edhe sot u pa, nuk ka surpriza. Të 3 ministrat që morën drejtimin në muajin dhjetor të 2020-ës, Olta Xhaçka tek Ministria e Jashtme, Niko Peleshi tek Ministria e Mbrojtjes dhe Bledi Çuçi tek ministria e Punëve të Brendshme, vazhdojnë punën edhe për 4 vite nën bekimin e SHBA-ve.

Rikthimi i Mirela Kumbaros në kabinet

Pas 4 viteve angazhim në Partinë Socialiste por pa dikaster, Mirela Kumbaro rikthehet në pozicionin e Ministres, kësaj here jo tek Kultura por tek Turizmi. Pakënaqësia e Ramës me Blendi Klosin nuk u fsheh as në fjalën e tij disa ditë më parë dhe tashmë Turizmi do të drejtohet nga një grua.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial asambleja e ps 2 shtator 2021 edi rama kabineti rama 3 asambleja e ps 2 shtator 2021 edi rama kabineti rama 3

Sondazh

Poll

Editorial 1 Shtator 2021, 07:29

Të vegjlit e mëdhenjë

Ajet Meminaj, Ilirjan Selmanaj, Kastriot Shehaj etj etj. Mund të rendisja emra pa fund. Jam e sigurt që nuk i njihni, madje tani që po i lexoni po vrisni mendje...

Editorial 30 Gusht 2021, 05:25

Të jetosh “për” politikën apo nga politika

Dorëheqjet e fundit nga politika, e Mark Markut dhe Erion Braçes për mendimin tim, kanë një ndryshim të madh.Ndryshimi qendron në faktin se, veprimi i do...

Editorial 28 Gusht 2021, 08:53

Çfarë kërkon ISIS tani në Afganistan?

Nga Graeme Wood, The Atlantic15 vite më paë, John Kerry pyeti në Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, një pyetje që tani e bëjnë shumë amerikanë: ...

Editorial 19 Gusht 2021, 06:59

Kush fiton dhe kush humbet nga kaosi afgan?

Në një intervistë për “Formiche.net”, politologu i njohur amerikan, njëherazi themeluesi i think tankut “Eurasia Group”, Ian Bremmer,thotë se largimi nga Afgani...