Editorial

Përsëritja e historisë, nga Nano të Rama, si e sulmuan kryeministrat Europën për servilizëm ndaj SHBA

21 Gusht 2021, 12:14 Nga DOSJA
Përsëritja e historisë, nga Nano të Rama, si e sulmuan

Nga Dosja.al

TIRANE– “Evropa ka harruar prandaj nuk e pranon luftën kundër Sadam Huseinit”. Kështu shkruante Fatos Nano, Kryeministri i Shqiperise në dimër-pranverën e 2003 kur Shtetet e Bashkuara vendosën të sulmojnë Irakun.

Europa ishte kundër, ose diskutonte nëse duhej, SHBA insistonin se Sadam Husein kishte armë të shkatërrimit në masë, kryesisht armë kimike, që e bënin Irakun një shtet terrorist ku duhej ndërhyrë patjetër.

Britania e mbështeti në luftën që u bë varri politik i Tony Blair. Përvecc Britanisë, asnjë shtet në Europën Perëndimore. Shqipëria, bashkë me Poloninë, Sllovakinë etj. vendosën të krijonin atë, që u quajt Europa e Re, nga Presidenti George Ë Bush dhe Sekretari i Shtetit Donald Rumsfield.

“Europa e vjetër ka harruar” shkruante Fatos Nano në 19 shkurt 2003, në “Boston Globe”.

“Një përshëndetje për shpritin e guximshëm amerikan”, ishtë titulli i letrës së publikuar, për të cilën zëvendës sekretari amerikan i Shtetit, Richard Armitage, deklaronte se u ndie shumë krenar për letrën që u pasua nga një tjetër publikim i suksesshëm në 23 shkurt 2003, në “Foreign Policy”.

Një gazetë dhe një revistë e madhe me reputacion ndërkombëtar. Dukej shumë për Kryeministrin e Shqipërisë së vogël, por qëndrimi pro luftës në Irak, ia kishte hequr barrierat politike dhe mediatike.

Ishin harruar vitet e burgut për të cilat akuzonte ambasadën amerikane, ishin harruar akuzat për korrupsion që rrëzuan në 1998, ishte lënë mënjanë lentja e mbikëqyrjes së qeverisjes 6 – mujore. Fatos Nano për herë të parë në karrierën politike e pa veten superstar në Uashington.

Ai i shkruante presidentit Bush, direkt dhe Presidenti i kthente përgjigje nominale për ta falenderuar. Sekretari i Mbrojtjes, i referohej nëpër intervista, Europa si gjithmonë ndiqte me qetësi dhe qesëndi, shoën që i paraprinte një lufte të dështuar.

Kanë kaluar 18 vjet e 6 muaj dhe ka ndryshuar shumë pak. Një luftë e dështuar ka hapuar dyert dhe Shqipëria, është njësoj e përfshirë. Pasi mori muaxhahedinët për t’i shpëtuar nga dështimi në Irak, tani po vrapon të tregojë dëvotshmërinë me afganët. A është humanizmi në thelbin e këtij aksioni?

Do të ishte kështu nëse do të silleshim si gjithë kontribuesit e tjerë. Në fakt sjellja e Edi Ramës, është njësoj me atë të Fatos Nanos në 2003. Ai jo vetëm tund flamurin e bamirësisë, duke ua zënë bukën në gojë përfituesve në hall, por ka filluar edhe një fushatë antieuropiane.

Me të njëjtën fjali si të Fatos Nanos: “Europa e ka harruar luftën”, me të njëjtën kujtesë të luftrave që as ne dhe as Europa nuk mund t’i fitonte pa SHBA, Edi Rama po përjeton famën ndërkombëtare si flamurmbajtësi sfidues amerikan në Bashkimin Europian.

Ndërsa Europa mendohet, diskuton rreziqet dhe mundësinë për të ndihmuar, ndërsa vende si Maqedonia kanë hapur dyert aq sa munden për qindra refugjatë, Edi Rama në ekzaltim për rolin që ka fituar në median ndërkombëtare, ka shqyer dyert, po pastron më në fund godinat e qytetit Studenti, prenoton hotele të shtrenjta ndërkohë që jep shifra që nuk korrespondojnë as me njëra-tjetrën, as me kapacitetet që kemi në dispozicion. Sa më e lartë shifra, aq më e madhe fama, aq më shumë intervista.

Duket sikur historia përsëritet. Kemi përsëri një Kryeministër që është gati të japë falas Shqipërinë që të fitojë mbështetjen e më të fortëve për të mbajtur pushtetin. Kemi përsëri një Kryeministër që, Europa “plakë”, “pa kujtesë”, e sheh si adoleshentin e krisur që nuk di as çfarë flet dhe as cfarë bën, për të fituar simpatinë e Kryetarit të familjes perëndimore dhe shijon famën që i vjen nga tollovia që shkakton, pa patur parasysh pasojat.

Ka vetëm një ndryshim nga Fatos Nano, ai mori letër direkt nga Presidenti i SHBA, Edi Rama deri tani ka fituar vetëm një falenderim nominal në Twitter. 

E njëjta situatë ishte me opozitën. Sali Berisha, në atë kohë në paqe me Fatos Nanon, pas marrëveshjes së 2002 dhe në përpjekje për të rregualluar marrëdhëniet e ftohta me SHBA, u deklarua pro luftës në Irak pa asnjë rezerve. I njëjti reagim edhe sot nga PD e Lulzim Bashës. Historia nuk tradhton… Ajo përsëritet me të njëjtën forcë, sa herë që protagonistët nuk nxjerrin mësime prej saj./Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial edi rama evakuimi i afganëve ne shqiperi fatos nano lufta ne irak edi rama evakuimi i afganëve ne shqiperi fatos nano lufta ne irak

Sondazh

Poll

Editorial 19 Gusht 2021, 06:59

Kush fiton dhe kush humbet nga kaosi afgan?

Në një intervistë për “Formiche.net”, politologu i njohur amerikan, njëherazi themeluesi i think tankut “Eurasia Group”, Ian Bremmer,thotë se largimi nga Afgani...

Editorial 18 Gusht 2021, 08:28

ANALIZA: Pse i humbet luftërat Amerika?

Nga George Friedman“Geopolitical Futures”Tërheqja amerikane nga Afganistani, po shkon drejt përfundimit të pashmangshëm. Talebanët, islamikët radikalë kundër të...

Editorial 17 Gusht 2021, 08:36

Ku gabuam me Afganistanin

Përkeqësimi i shpejtë i situatës së sigurisë në Afganistan, ku talebanët kanë vënë nën kontroll një të tretën e qendrave rajonale të vendit brenda disa javësh n...