“Jam i trazuar”, Rama e nis me butësi fjalën në Asamble: Miq, fitoren e mandatit të katërt do e kemi më të vështirë
2 Shtator 2021, 08:16Nga DOSJA
TIRANE- Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën në Asamblenë e PS-së, duke shprehur hapur ambicien për të fituar mandatin e katërt qeverisës. Rreziku sipas tij është vetëm humbja e sensit të vetëkorrigjimit. Kryeministri tha se është i trazuar pas fitores dhe se sfida kryesore e tij është të ngulen këmbët në tokë.
“Jemi përpjekur, humbëm me një diferencë milimetrike. Historia e këtyre zgjedhjeve është e njohur por ajo që duhet kujtuar dhe që na ktheu pas 8 vitesh dhe 880 peripecish në opozitë, ishte këmbëngulja e madhe për t’ja dalë. Arritëm të ngremë një makineri elektorale të fuqishme, të ndërtojmë një skuadër përfaqësuese, të krijojmë një frymë fituese me vizion për Shqipërinë. Si askush më parë në historinë e zgjedhjeve shqiptare u konfirmuam për të tretën herë radhazi. Kjo është fitorja më e vështirë që kemi arritur. Jemi ne të parët që arrijmë dhe kjo flet vetë. Kjo është fitorja më e vështirë për tu merituar. Fitorja e zgjedhjeve të jep mundësinë për të fituar beteja të vazhdueshme. Herën e katërt do e kemi më të vështirë se këtë të tretën, por nuk e luan topi se detyra jonë për ata që na besuan është se kemi nderin e jashtëzakonshëm të udhëheqim është të bëjmë të pamundurën që të rikonfirmohemi pas 4 vitesh. Miq, dua t’ju flas shumë hapur, s’kam qenë asnjëherë më i trazuar se këtë, jo se sfidat e mëparshme kanë qenë të lehta dhe të nesërmen kam parë fusha me lule, aspak. Por se sa më shumë gara fiton aq më shumë rrezikon të humbasësh sensin e vetëkorrigjimit. Ti ngulim këmbët në tokë fort.”-tha Rama.
(F.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kryesocialisti Edi Rama ka mbërritur me nxitim në Pallatin e Kongreseve, ku edhe do të mbahet Asambleja e Partisë Socialiste. Rama është kapur nga ...
TIRANË– Deputetët e Partiosë Socialiste kanë mbërritur në Pallatin e Kongreseve për t’ju bashkuar Asamblesë së Partisë Socialiste.Të parët që u pikasën nga...
TIRANË- Një prezantim i ri për një qeveri të vjetër. Ky është përfundimi i 60 minutave fjalim të kryeministrit Edi Rama sot në Asamblenë e Partisë Socialis...
TIRANË– Koordinatori i fushatës për shëndetësinë në Partinë Demokratike, Gzmend Koduzi ka tërhequr mbështetjen e tij për sekretaren e sapo emëruar për të p...
Politike 1 Shtator 2021, 18:20
TIRANË– Në Shqipëri presidenti Ilir Meta dekretoi sot thirrjen e parlamentit të ri, të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas Kushtetutës “presidenti i R...
SLLOVENI– Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, i tha kryeministrit Rama se Bullgaria nuk është roja në derën e Europës që mund të vendosë nëse Shqipëria ...
TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shkuar sot për të takuar nga afër refugjatët afganë që kanë ardhur për t’u strehuar në Shqipëri. Teksa i takoi të gji...