Bota

Osmani në Forumin Ekonomik të Zvicrës: Kosova është vendi ideal për investime

1 Shtator 2021, 21:00 Nga DOSJA
Osmani në Forumin Ekonomik të Zvicrës: Kosova është

ZVICËR-  Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka prezantuar potencialin ekonomik të Kosovës në Forumin Ekonomik të Zvicrës. Në një postim në Facebook, Osmani u shpreh se gjatë vizitës në Zvicer tha para Forumit se Kosova është vend ideal për investime. Presidentja shkroi se në mesin e arsyeve për të investuar në Kosovë është edhe fuqia punëtore e përgatitur, potenciali i jashtëzakonshëm i të rinjve dhe sukseset e tyre.

Postimi i plotë:

Përpara rreth 1500 përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, akademikëve, politikanëve e përfaqësuesve të mediave zvicerane prezantova sot potencialin ekonomik të Republikës së Kosovës dhe theksova mundësitë e shumta për investime në vendin tonë, si e ftuar e Forumit Ekonomik të Zvicrës. Interesimi i bizneseve e investitorëve për Kosovën u vërejt shumë qartë. Ne na mbetet të punojmë fort e të sigurohemi që interesimi i tyre të shndërrohet në investime të suksesshme në vendin tonë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni forumin ekonomik i zvicrës vjosa osmani forumin ekonomik i zvicrës vjosa osmani

Sondazh

Poll