Bota

Nuk pranoi pëndjekjen dhe kërcënimin e bashëpunëtorëve amerikanë, gazetarja debaton ashpër me zëdhënësin e talebanëv

1 Shtator 2021, 20:37 Nga DOSJA
Nuk pranoi pëndjekjen dhe kërcënimin e

AFGANISTAN– Gazetarja e emisionit të mëngjesit në Britani të Madhe, Sussana Reid ka debatuar me zëdhënësin e talebanëve, Suhail Shaheen, për vendimin e këtyre të fundit për tu hakmarrë ndaj bashkëpunëtorëve të SHBA-ve. Vetë gazetarja në emisionin “Good Morning Britain”, sfidoi zëdhënësin e pushtuesve, i cili tha se talebanët në të vërtetë nuk janë hakmarrë ndaj askujt.

Ajo citoi një raport të OKB-së, që tregonte se talebanët kanë një listë me emrat e individëve në të gjithë Afganistanin që i kërcënojnë me vrasjen e tyre dhe të familjeve të tyre.

“Një zëdhënës i ish-qeverisë u vra nga talebanët disa javë më parë. Po kështu është konfirmuar se talebanët vranë edhe dy zyrtarë të lartë të policisë. A nuk është hakmarrje kjo ndaj atyre personave që kanë bashkëpunuar me qeverinë apo dhe me forcat perëndimore,”- tha gazetarja.

“Ne kemi dhënë amnisti për të gjithë ata që punonin me forcat e huaja. Dhe nuk ka asnjë listë nga ato që shfaqet në media,”- u shpreh ai.

“Ne nuk do të pengojnë afganët që duan të largohen nga vendi, por kërkojmë që të qëndrojnë në Afganistan për të rindërtuar kombin,”- shtoi në fund ai.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota suhail shaheen sussana reid suhail shaheen sussana reid

Sondazh

Poll

Bota 1 Shtator 2021, 17:28

SLLOVENI- Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, u kërkoi udhëheqësve evropianë të solidarizohen me afganët. Protothema shkruan se në përgjigje të kë...