Aktualitet

Kishte marrë kredi, fermeri vret veten në Roskovec, PD: Këmbanë alarmi, nuk paguante dot as borxhet për shkak të konkurenc

1 Shtator 2021, 18:36 Nga DOSJA
Kishte marrë kredi, fermeri vret veten në Roskovec, PD:

FIER– Një fermer i identifikuar si Florenc Cjapi, vetëm 48 vjeç, i dha gund jetës ditë ne sotme, pasi ishte zhytur në borxhe dhe në kredi që nuk i shlyente dot. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Suk të Roskovecit, ditën e sotme. Partia Demokratike e ka konsideruar si një këmbanë alarmi për gjendjen e bujqësisë këtë vetëvrasje.

Në një reagim në Facebook, deputeti i zgjedhur për PD-në, Enkelejd Alibeaj shkruan se fermerët e kanë të pamundur të paguajnë këstet e kredisë çdo muaj, pasi prodhimet e tyre për shkak të rënies së konsumit dhe konkurrencës së pandershme që u bëhet me produkte importi, në shumicën e rasteve nuk shiten.

“Një fermer i ka dhënë fund jetës në Roskovec, sepse prodhimi i serave të tij shitej me çmim shumë të ulët, dhe kësisoj, nuk arrinte të nxirrte fitime të mjaftueshme për të paguar kredinë. PD e ka denoncuar me forcë braktisjen e skemës së subvencioneve për fermerët, duke favorizuar 2-3 oligarkë importues që sjellin nga jashtë çdo produkt që fare mirë mund të ishte vendas.  Fermerët e kanë të pamundur të paguajnë këstet e kredisë çdo muaj, pasi prodhimet e tyre për shkak të rënies së konsumit dhe konkurrencës së pandershme që u bëhet me produkte importi, në shumicën e rasteve nuk shiten. Fatkeqësi të tilla janë një këmbanë alarmi për situatën në të cilën ndodhet sot ekonomia dhe bujqësia shqiptare. Në këtë ditë të vështirë, ne ndajmë dhimbjen me familjen e të ndjerit.  Zëri ynë në mbështetje të fermerëve ka qenë përherë i fortë, me propozime konkrete në mbështetje të njerëzve të punës që sakrifikojnë cdo gjë për të punuar ndershmërisht dhe për të dhënë kontributin e tyre në shoqërinë tonë. Zëri ynë në mbështetje të fermerëve do të jetë edhe më i fortë, që këto tragjedi të mos ndodhin më!”- shkruan Alibeaj.

Florenc Cjapi jetonte vetëm me bashkëshorten e tij. Ai kishte tre vite që merrej me sera, ndërsa më herët ka qenë në emigracion. Pasi është kthyer paratë i kishte investuar në sera, ndërkohë të afërmit thanë për mediat se kishte shumë borxhe dhe se kishte marrë gjithashtu edhe kredi. Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, 48-vjeçari i ka dhënë fund jetës.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet enkelejd alibeaj fermeri vret veten florenc cjapi enkelejd alibeaj fermeri vret veten florenc cjapi

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Shtator 2021, 16:33

Largohen nga Qytet Studenti afganët e strehuar

TIRANË– Aventura e emigrantëve afganë në Qytetin Stufenti zgjati shumë pak. Vetëm pesë ditë pasi ata erdhën nga Kabuli dhe u akomoduan në godinat e Q...