Aktualitet

Shuhet zjarri në Pilur! Ndihmojnë zjarrëfikësit dhe banorët, prefekti i Vlorës: Aktive mbetet vetëm vatra në Kuc

1 Shtator 2021, 10:34 Nga DOSJA
Shuhet zjarri në Pilur! Ndihmojnë zjarrëfikësit dhe

HIMARË– Zjarri në fshatin Pilur të Himarës është mundur që të shuhet. Kjo vatër e cila ishte shumë problematike është shuar me ndihmën e forcave zjarrëfikëse dhe banorëve të zonës. Këtë e ka zbuluar prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj i cili tha se zjarri ishte i favorizuar nga erërat e forta. Ndërkohë ai ka zbuluar se aktive është vatra e zjarri në Kuc.

Zjarri në Pilur është shuar totalisht. Ishte i favorizuar nga erërat e forta. Forcat zjarrëfikëse dhe banorët kanë shuar zjarrin. Edhe administrata e Bashkisë ka ndihmuar. Aktualisht është një situatë drejt normalizimit. Një vatër zjarri është ende në Kuc, po normalizohet.’ u shpreh Prefekti për ‘Faxnews’.

Mëngjesin e sotëm ishte problematike dhe vatra e zjarrit në Malin e Thatë në Pogradec, flakët e të cilit prekën dhe Parkun Kombëtar të Galiçicës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne pilur zjarret ne shqiperi zjarr ne pilur zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll