Aktualitet

Shitej në zonën e ‘Medresesë’ dhe ‘Pazarit të Ri’! ‘Shpërbëhet’ grupi në Tiranë, dy organizatorët arratisen

1 Shtator 2021, 09:10 Nga DOSJA
Shitej në zonën e ‘Medresesë’ dhe ‘Pazarit

TIRANË– Policia ka shpërbërë një grup në Tiranë që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonat e Medresës, Pazarit të Ri dhe në rrugën ‘Frataj’.

Dy personat që dyshohet se janë organizatorët e grupit, me inicialet S. Gj. dhe L. K. siguronin lëndën narkotike kanabis në sasi 5-10 kg, të cilën e ndanin në doza dhe më pas ua jepnin anëtarëve të tjerë të grupit. Personat me inicialet D. S. dhe E. Gj., të cilët ishin të punësuar për shitjen e lëndës narkotike janë vënë në pranga. Bashkë me të është arrestuar dhe i riu me inicialet E.h.

Në momentin që u bë kontrolli në banesën e personit të shpallur në kërkim, i cili ka inicialet S. Gj.,policia kapi në flagrancë personin me inicialet E. H, i cili ishte duke tentuar që të largonte nga banesa, sendet e kundërligjshme që gjendeshin aty, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shpërndanin lëndë narkotike kanabis në zona të ndryshme të Tiranës, vihen në pranga 3 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë. Sekuestrohen 450 gramë lëndë narkotike kanabis, e ndarë në doza gati për shpërndarje. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes së narkotikëve, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. Gj., 17 vjeç, D. S., 17 vjeç dhe E. H., 21 vjeç. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit S. Gj., 21 vjeç dhe L. K., 20 vjeç. Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ishin siguruar informacione në rrugë operative se shtetasit S. Gj. dhe L. K., të dyshuar si organizatorët e kësaj veprimtarie të kundërligjshme, siguronin lëndën narkotike kanabis në sasi 5-10 kg, të cilën e ndanin në doza dhe më pas ua jepnin shtetasve D. S. dhe E. Gj., të cilët ishin të punësuar për shitjen e lëndës narkotike në përdorues të ndryshëm në zonën e Pazarit të Ri, Medresesë dhe në rrugën “Frataj”. Në bazë të këtyre informacioneve është organizuar puna dhe në rrugën “Frataj” është kapur në kushtet e flagrancës shtetasi D. S., duke shitur lëndë narkotike kanabis në doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës, së bashku me një shumë parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim S. Gj., u kap në kushtet e flagrancës shtetasi E. H, duke tentuar të heqë nga banesa, sendet e kundërligjshme që gjendeshin aty, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Shtetasi E. H., në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kanabis ne tirane kanabis ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Shtator 2021, 09:01

TIRANË– Një djalë i ri në moshë ka vjedhur disa biçikleta që ndodheshin në parkingun e një pallati. ‘Balkanweb’ ka siguruar videon e të riut i cili ...