Aktualitet

Çuçi lajmëroi shembjen e objektit në Dhërmi/ Avokati i firmës së ndërtimit: Nuk jemi njoftuar! Firma është hedhur nga

1 Shtator 2021, 10:13 Nga DOSJA
Çuçi lajmëroi shembjen e objektit në Dhërmi/

HIMARË– Operacioni ‘Bregdeti Ynë’ do rinisë ditën e sotme në orën 15:00, në një objekt 5-katësh në Dhërmi. Kjo u njoftua dhe nga ministri Bledi Çuçi i cili po ashtu njoftoi dy shembjet në zonë. Mirëpo firma e ndërtimit e objektit e ka çuar çështjen në Prokurori.

Firma e ka paraqitur lejen e ndërtimit të firmosur nga kreu i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro. Sipas drejtuesve të firmës, vetëm pak ditë më parë ka dalë një kërkesë për shembje të objektit, por firma nuk është njoftuar se do tw kryhej sot.

Avokati i firmës, Genci Pulaj shprehet se vendimi është totalisht antiligjor pasi është firmosur nga dy inspektorë të arrestuar pak ditë më parë, Renato Hodaj dhe Erjon Zenelaj të akuzuar për ‘shpërdorim detyre’. Pulaj është shprehur se e gjitha po bëhet për interesa të individëve të caktuar që duan të shembin objektin në mënyrë të paligjshme që më pas të zaptojnë këtë pronë.

Avokati i firmës ka depozituar një kallëzim penal në drejtim të Bashkisë së Himarës dhe për dy inspektorët e IKMT.

Ministri Çuçi deklaroi ditën e sotme se do të rinisë operacioni ‘Bregdeti ynë’ për të shembur ndërtesat që janë ndërtuar pa leje.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet genci pulaj himarë operacioni bregdeti yne shembja e nderteses ne himare genci pulaj himarë operacioni bregdeti yne shembja e nderteses ne himare

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Shtator 2021, 09:01

TIRANË– Një djalë i ri në moshë ka vjedhur disa biçikleta që ndodheshin në parkingun e një pallati. ‘Balkanweb’ ka siguruar videon e të riut i cili ...