Aktualitet

107 të arrestuar! Ardi Veliu paralajmon goditje: Nuk do ndalemi këtu! Operacioni do vijojë në Shqipëri, do u prekim ekonomi

1 Shtator 2021, 09:51 Nga DOSJA
107 të arrestuar! Ardi Veliu paralajmon goditje: Nuk do ndalemi këtu!

SPANJË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në konferencën për shtyp në Madrid të megaoperacionit të përbashkët të koduar “DOBRA”, dha detaje të tjera nga operacioni. Veliu tha se pas më shumë se një viti hetime, u arrit prangosja e 107 personave, ndërsa paralajmëroi se goditje do të ketë edhe në Shqipëri. 

Pas një viti hetime më në fund kemi rezultate. Edhe Policia shqiptare që merr pjesë në operacion ka dhënë informacion për të gjithë shtetasit shqiptarë për të përfshirët në aksion. Ne nuk do të mjaftohemi vetëm me përfundimin e operacionit në këtë stad. Do të vazhdojmë hetimet për provat që janë siguruar deri më tani. Duke e goditur edhe në pjesën ekonomike japim goditje të fortë ndaj grupit kriminale,”-tha Ardi Veliu.

LAJMI KRYESOR: MEGAOPERACIONI në Spanjë! Shkatërrohet klani shqiptar i kultivimit të drogës në Spanjë, 107 të arrestuar. Kontrolle në 23 shtëpi bari, sekuestrohen mbi 900 kg kanabisi, s’mungojnë armët dhe shumat marramendëse me para…  

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu operacioni dobra ardi veliu operacioni dobra

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Shtator 2021, 09:01

TIRANË– Një djalë i ri në moshë ka vjedhur disa biçikleta që ndodheshin në parkingun e një pallati. ‘Balkanweb’ ka siguruar videon e të riut i cili ...