Aktualitet

MEGAOPERACIONI “DOBRA”! Zyrtari i Policisë në Spanjë jep detaje: Lidhjet e shqiptarëve me mafian tonë, ne eksportojmë

1 Shtator 2021, 09:37 Nga DOSJA
MEGAOPERACIONI “DOBRA”! Zyrtari i Policisë në Spanjë

SPANJË– Zyrtari i Policisë spanjolle ka dhënë detaje lidhur me megaoperacionin e koduar “Dobra”, gjatë të cilit u arrestuan 107 persona, shumica me origjinë shqiptare. Gjatë konferencës për shtyp, zyrtari spanjoll ka bërë me dije se shqiptarët që investohen në plantacione kanabisi lidhin marrëveshje me mafian vendase, për ta dërguar më pas “mallin” në Europën Perëndimore. Ndërkohë që gjithashtu ngre shqetësimin se për shkak të informalitetit, bandat detyrohen që të mbrohen nga njëri-tjetri me armë zjarri.

Operacioni i parë kundër krimit të organizuar, janë kryesisht shqiptarë dhe me nacionalitet të tjera. Kemi bërë hetime të ndryshme dhe ramë në gjurmët e të arrestuarve. Kishim infomacione nga Spanja, nga Tirana, që na ndihmuan në finalizimin e operacionit. Destinacioni final i drogës ishin vendet e Europës Perëndimore. Shqiptarët flasin me mafian spanjolle për të shpërndarë drogën e tyre. Kështu që vendosëm që edhe të godisnim këtu. Droga shkonte edhe në Berlin. Ne jemi eksportues të kanabisit. Dhe nuk jemi krenarë. Eksoportojmë lëndë narkotike dhe importojmë krimin e organizuar. Vjen këtu krimi i Francës, Belgjikës, lista nuk mbaron. I sjell marijuahana. Ajo që po ndodh është kjo; krimi i organizuar është shumë i dhunshëm. U vjedhin marijuahën që kanë mbjellur. Nuk marrin dot Policinë. Duhet që të mbrohen ashtu si të munden. Plantacionet kanë zakonisht 2-3 persona. Çfarë ndodh? Plantacionet janë gjithmonë të mbrojtura me armë. Gjithmonë kemi gjetur gjatë kontrolleve,”-tha ai.

LAJMI KRYESOR: MEGAOPERACIONI në Spanjë! Shkatërrohet klani shqiptar i kultivimit të drogës në Spanjë, 107 të arrestuar. Kontrolle në 23 shtëpi bari, sekuestrohen mbi 900 kg kanabisi, s’mungojnë armët dhe shumat marramendëse me para…  

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni dobra operacioni dobra

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Shtator 2021, 09:01

TIRANË– Një djalë i ri në moshë ka vjedhur disa biçikleta që ndodheshin në parkingun e një pallati. ‘Balkanweb’ ka siguruar videon e të riut i cili ...