Politike

Mes 607 emigrantëve në Shqipëri, gazetarja afgane: Nuk di a të rri përgjithmonë këtu, apo të largohem. Dua vetëm të st

31 Gusht 2021, 16:56 Nga DOSJA
Mes 607 emigrantëve në Shqipëri, gazetarja afgane: Nuk di a

TIRANË– Një gazetare afgane, e cila është mes 607 emigrantëve të srehuar në vendin tonë ka falenderuar Shqipërinë për mikpritjen. Në një lidhje me Skype në BBC, gazetarja tha së populli shqiptar është treguar mjaft mikpritës me ta, dhe se kushtet që u kanë ofruar janë të shkëlqyera.

Ajo tha ndër të tjera se është ende shumë konfuze për të marrë një vendim, nëse do të qendrojë gjithmonë në Shqipëri apo do të largohet nga këtu. Gazetarja tha më tej se e vetmja gjë që po mendon për momentin është që të vijojë studimet.

“Unë isha duke studiuar, kam studiuar me bursë në Universitetin Amerikan të Afganistanit. Udhëtimi ishte sfidues, pasi të largohesh nga vendi ishte vendimi më i vështirë që mund të merrja. Ishte shumë e vështirë. Pasi na u dha lajmi se duhet të largoheshim, mora një telefonatë, na morën në një vend të caktuar, shkuam në aeroport ku pritëm 3 ditë e më pas u nisëm. Zbritëm në Katar fillimisht, ndërsa më pas u nisëm për në Shqipëri.

Kurrë nuk isha menduar situatën kur talebanët do merrnin vendin në kontroll, asnjëherë s’më kishte shkuar në mendje. Na zuri në befasi, jam përpjekur gjithë jetën të marr arsimim, ndërkohë befas gjithçka u shkatërrua brenda një nate. Falënderoj popullin shqiptar, kryeministrin, ministren e jashtme dhe ambasadoren amerikane në Shqipëri. U kujdesën dhe ende po kujdesen për ne në mënyrë të shkëlqyer. Jam mirënjohëse, janë njerëz mikpritës. Situata tani është e turbullt që të marrësh një vendim ku të shkosh, por gjerat që mendoj për të ardhmen është se më duhet të studioj, të vazhdoj studimet. E vetmja gjë që mendoj tani, kjo është, të vijoj studimet,”- tha ajo.

Deri më tani Shqipëria ka pritur 607 emigrantë afganë. Ata kanë ardhur të ndarë në disa grupe dhe janë strehuar në vende të ndryshme. Disa janë në Durrës, në një resort, disa të tjerë janë strehuar në një tjetër resort turistik në Shëngjin, ndërsa të tjerët në Qytetin Studenti në Tiranë. Ambjentet ku janë akomoduar ruhen nga forcat e policisë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike evakuimi i afganëve ne shqiperi gazetarja afgane evakuimi i afganëve ne shqiperi gazetarja afgane

Sondazh

Poll